Ish-deputeti Eduart Ndocaj, tashmë do të përballet me drejtësinë. Sikundër njihet si “Kaubojsi”, ai është futur në regjistrin e kredive të këqija, me një borxh disa qindra mijëra euro.
Mësohet se Ndocaj nuk ka shlyer një kredi të marrë prej tij dhe bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë. Ai pasi ka shlyer pak këste, nuk i ka dhënë më para gjykatës.
Në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, shihet qartë se gjyqtari ka vendosur që Përmbarimi të marrë forcërisht më shumë se 290 mijë euro nga Ndocaj dhe bashkëshortja e tij Valentina, dhe dy dorëzanës të tjerë, për t’ia dhënë bankës së nivelit të dytë ku ajo kredi është marrë.
Pavarësisht këtyre problemeve financiare, Eduard Ndocaj po kandidon si i pavarur për kryetar Bashkie në Lezhë.