Një i ri i është shtuar listës së të infektuarve me koronavirus, pasi ai pranoi të bënte sfidën më të fundit të TikTok të frymëzuar nga influencuesja, Ava Louise.
Larz, 21 vjeç, mori kritika të shumta për videon ku shfaqej duke lëpirë kapakun e tualetit të një avioni, për të sfiduar koronavirusin.
I riu, pa e menduar dy herë, pranoi sfidën duke lëpirë tualetin dhe pas kësaj ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, ai shfaqet i shtrirë në një krevat në gjendje jo të mirë. Në video ai thotë se simptomat e para i ka shfaqur pak ditë pasi pranoi të bëjë sfidën e rrezikshme.