E hënë, 6 Prill, 2020
11 C
Tirana

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i fëmijëve të prekur

Lexo edhe ...

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 174.

Raportohet gjithashtu se është rritur numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik pohoi se mes të prekurve me koronavirus janë edhe 4 fëmijë: “Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore”.

Eugena Tomini njoftoi sot se harta e personave të prekur është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Tropojë me dy persona të prekur.

Harta e të prekurve nga COVID-19 po ashtu është zgjeruar në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

— Në Tiranë: 102 persona;

— Në Durrës: 10 persona;

— Në Lushnje: 4 persona;

— Në Elbasan: 5 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona;

— Në Korçë: 11 persona;

—Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 3 persona;

— Në Lezhë: 4 persona;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person;

— Në Krujë: 1 person;

—Në Tropojë: 2 persona.

Ministria njoftoi se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Po ashtu Tomini sqaroi se në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe 3 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë të intubuar në gjendje të rëndë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Qetësohet situata në Francë, bilanci për 24 orët e fundit

Më në fund edhe Franca ka shënuar një ulje mjaft të ndjeshme, në numrin e viktimave nga koronavirusi. Pas dy ditëve (2 dhe 3 prill)...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT