Aktivistja e PD-së Evi Kokalari, ka shkaktuar shumë zhurmë gjatë ditëve të fundit, pas bashkimit të saj me “Foltoren” e Sali Berishës. Ajo është treguar mjaft e drejtëpërdrejtë. Në të njëjtën kohë nuk kanë munguar sulmet e saj ndaj përkrahësve të Bashës, të cilët ia kanë kthyer me të njëjtën “monedhë”. Nisur nga këto përplasje, Kokalari ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo paralajmëron se pikërisht tani, duhet të fillojë spastrimi i tyre.
“Një gjë është e qartë – këtë javë kam qënë një katalizues fantastik i elementëve më vullgar, antipatik, gënjeshtar dhe inatçinj që mbart shoqëria shqiptare, brënda & jashtë vëndit.
Tashmë monstrat kanë emër.
Le të filloj spastrimi!”, shkruan Kokalari.
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka hedhur akuza mbi kryedemokratin Basha se se ka “shitur” Sali Berishën për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus. Nga “Foltorja” e Sali Berishës në Durrës, Kokalari tha se Lulzim Bashës i është hequr viza amerikane për 2-3 vjet, por që tani me përjashtimin e Berishës, atij i janë hapur dyert për të shkuar në Amerikë.