Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Lamtumirë teste COVID-19″/Shqipëria hap kufijtë, heq kufizimet për të gjithë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Lamtumirë teste COVID-19″/Shqipëria hap kufijtë, heq kufizimet për të gjithë

Shqipëria ka hequr kufizimet për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që duan ta vizitojnë. Pas situatës së qëndrueshme pandemike, Shqipëria i ka hapur kufijtë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nuk ka asnjë kufizim në hyrje, qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë.

Për shtetasit që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore, nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor, përveç rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore. Në pikat kufitare nuk kërkohen dokument specifik për të hyrë në territorin shqiptar. Ata persona që udhëtojnë në rrugë detare, duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese, ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.

Nëse pasagjeri shfaq simptoma të COVID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të lejohet të vazhdojë udhëtimin, dhe të hyjë në Shqipëri. Aeroporti ka vendosur pika të automatizuara ku udhëtarët mund të pajisen me maskë (e detyrueshme për ambientet e brendshme) si dhe dezinfektantë. Në momentin e check-in do të nënshkuhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19.

Protokolli i plotë për të gjithë udhetarët:

Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë, njoftojmë se Shqipëria i ka hapur kufijtë në datën 1 qershor 2020. Nuk ka asnjë kufizim në hyrje, qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë. Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore:
Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore; Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumenta specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar; Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, informohuni mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet. Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë.

Individët që udhëtojnë në rrugë detare: Duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.

Për udhëtarët që udhëtojnë nga vendet e treta me avion dhe përdorin si tranzit një nga aeroportet ndërkombëtare, të mbahet parasysh se; Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.

Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë këto rregulla: Nëse pasagjeri shfaq simptoma të COVID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të lejohet të vazhdojë udhëtimin dhe të hyjë në Shqipëri;

Aeroporti ka vendosur pika të automatizuara ku udhëtarët mund të pajisen me maskë (e detyrueshme për ambientet e brendshme) si dhe dezinfektantë. Në momentin e check-in do të nënshkuhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19 përpara se të pajisen me boarding pass; Pasagjerët gjatë qëndrimit në aeroport duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport.

Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;
Inkurajohet kryerja e check-in online për të shmangur radhët dhe kontaktet fizike.
Kërkohet që në rast se pasagjerët shfaqin simptoma, atëherë të mos ndërmarrin
udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse.

Për më shumë info: https://www.tirana-airport.com/c/116/measures-and-rules/
Mbani në vëmendjen tuaj, rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri.
Duke filluar nga 1 qershori, 2021:

Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorni aplikacionin E-Albania për leje specifike. Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës dhe që konsiderohen persona në risk. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika lejohet deri në orën 22:00. Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”.

Duke filluar nga 15 qershori, 2021:

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke filluar nga 1 korriku, 2021:

Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00. Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP. Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

Tags: koronaviruskufijtëshqiperia

TË LIDHURA

Tirana e zymtë për festat e fundvitit
Aktualitet

Tirana e zymtë për festat e fundvitit

16:07 | 27/11/2025
Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet
Aktualitet

Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet

16:06 | 27/11/2025
PD nis procesin e rifreskimit, Ervin Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave…
Politikë

PD nis procesin e rifreskimit, Ervin Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave…

15:22 | 27/11/2025
Next Post
Aktori turk denoncohet nga ish-bashkëshortja: Futi djalin në sektin çnjerëzor

Aktori turk denoncohet nga ish-bashkëshortja: Futi djalin në sektin çnjerëzor

Pandemia/A do të shkojmë sërish drejt bllokimeve në vjeshtë?

Pandemia/A do të shkojmë sërish drejt bllokimeve në vjeshtë?

Jeta e trazuar e Franc Kafkës, romancierit të madh të shekullit XX

Jeta e trazuar e Franc Kafkës, romancierit të madh të shekullit XX







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Tirana e zymtë për festat e fundvitit
Aktualitet

Tirana e zymtë për festat e fundvitit

by mirseda
16:07 | 27/11/2025
0

Jemi në prag të dhjetorit, muajit të dritave shumëngjyrëshe, por në Tiranë, ndryshe nga kryeqytetet e tjera...

Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet

Vjosa tremb sërish banorët/ Reshjet e fundit kanë shtuar prurjet

16:06 | 27/11/2025
PD nis procesin e rifreskimit, Ervin Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave…

PD nis procesin e rifreskimit, Ervin Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave…

15:22 | 27/11/2025
Ndërhyri në sistemin e gjobave, pezullohet polici në Elbasan

Ndërhyri në sistemin e gjobave, pezullohet polici në Elbasan

15:20 | 27/11/2025
“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

15:17 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com