E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Lamtumirë Maradona/ Argjentina, tre ditë zi kombëtare për ”djalin e artë”

Qeveria argjentinase ka vendosur që të mbajë tre ditë zi kombëtare për të kujtuar Diego Armando Maradonën, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak.

Futbolli do të nderojë Maradonën, duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për ditën sonte dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës të planifikuara për nesër.

Dy javë më parë, i’u nënshtrua një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut në tru dhe ia doli me sukses. Maradona kishte personel mjekësor që e mbanin nën vëzhgim në shtëpinë e tij, por nuk ia doli t’i mbijetonte arrestit kardiak.

Jeta dhe karriera e tij

Diego Maradona u lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982, Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors.

Ai fitoi Kupën e Botës me kombëtaren në vitin 1982, ku mposhtën Gjermaninë me rezultatin 3-2.

Gjithashtu, ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Së fundmi, ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. ”Djaloshi i artë” nuk do të jetë më mes futbolldashësve duke lënë një thesar të paçmuar në fushë dhe përtej. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...