E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Mediu: Të bashkohemi dhe të ndeshemi me grupet kriminale të Ramës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi me strukturat e Njësisë nr.4 në Tiranë, tha se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, të bashkohen kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe krimit të lidhur me qeverinë ”Rama 2”.

”Të bashkohemi kundër të keqes, kundër antishqiptarizmit dhe antieuropianizmit, të bashkohemi në çdo shtëpi, lagje e qendër votimi, të ndeshemi me grupet kriminale të Ramës”,-tha Mediu.

Sipas tij, 25 Prilli është dita e kthimit të Shqipërisë në rrugën Europiane.

”Është dita e përgjegjësisë kombëtare, është dita ku duhet të tregojmë qartë se Europa dhe Amerika janë aleatët tanë dhe jo Serbia dhe interesat antishqiptare. Si parti e besimit në shërbim të familjes, të së drejtës, pronës private dhe Kombit, kemi bindjen se do ndërtojmë Shqipërinë që duam, Shqipërinë Europiane”,– deklaroi Mediu.

Nga ana tjetër, Mediu u shpreh se PR-ja po përcakton kandidatët e saj.

“Partia Republikane si forca e dytë e së djathtës, është e angazhuar në çdo qendër votimi, për të mbrojtur votën dhe votuesit, për të bashkëpunuar me opozitën, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për të garantuar suksesin e saj politik dhe ektoral”, mbylli fjalën e tij kreu i PR-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...