Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame rrëfeu gjatë një interviste se si e përballoi episodin e bujshëm në studion e moderatorit Blendi Fevziu, teksa ky i fundit i drejtohej me tone të ashpra dhe i kërkonte të pushonte.
Lame u shpreh se për një moment mendoi se situata do degradonte në përplasje fizike.
“Jam shumë nevrik por zakonisht kur janë kamerat përmbahem për të qenë politikisht korrekt. Unë tashmë ushtroj , ushtrime nervash për të kalitur veten, pastaj ai që unë kisha përballë ndjesitë pastë Sokoli ishte kundërshtarë i dobët se bëhej fjalë për rrugët në 2013 .
Kur Fevziu merr shkopin thashë erdhi të më bjerë e po shikoja objektet që kisha rreth për t’ia hedhur kokës, për t’ju kundërpërgjigjur. Po ishte një skenë e bukur”, tha Artan Lame në “Mos i fol Shoferit”.