E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Laert Vasili e thotë LIVE në emision: Jam grek, le të më shajnë (VIDEO)

Laert Vasili ka pranuar LIVE në emisionin “Repolitix” se është grek. Kjo deklaratë erdhi pas një debati në studion e emisionit, ku aktori ‘u kap’ me fjalën referendum, që sipas tij nuk është fjalë shqipe.

Duke debatuar me moderatorin pikërisht për këtë fjalë, në një moment Vasili tha se është grek, e se kjo deklaratë i paraprin komenteve që bëhen në rrjetet sociale për të.

Marrë shkas nga komentet negative në rrjetet sociale, aktori ka lëshuar këtë deklaratë të fortë, duke e ngacmuar më tej këtë çështje.

Paçkas kësaj, mbrëmjen e djeshme ai u dha një ‘shuplakë’ të fortë kritikëve, e madje duke e thënë me krenari se ndihet grek.

Debati

Laert Vasili: Fjala zgjedhje është shqip. Referendum është një fjalë e huaj, ne kemi fjalën tonë shqipe ‘zgjedhje’. Ta gjejmë se nga vjen.

Moderatori: E ke gjithmonë me gjuhën shqipe.

Laert Vasili: E di pse e kam gjithmonë, e kam gjithmonë sepse 30 vjet…

Moderatori: Fjalën referendum e ke dhe në Kushtetutë, nuk e heqim dot, kshu që mos u bëj më shumë katolik se Papa.

Laert Vasili: E di, e di. Jo, jo fare, unë jam grek një herë. E them vetë një herë që të mos më shajnë kot nëpër rrjetet sociale ‘grek i poshtër’, kshu që çuna vazhdoni jepuni e thash vetë.

Minuta: 00:17

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...