pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel giriştaraftarium24betgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibombetistpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetbetistonwinjojobetcasibomgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Merkel merr vendimin e vështirë pas konsultimeve disa orësh me krerët e lartë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Në krizën e koronavirusit, kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosën për masa më të rrepta kufizuese: Federata dhe landet do të kufizojnë edhe më tej lirinë e lëvizjes për njerëzit në të ashtuquajturat hotspote.

Sikurse njoftoi në një konferencë shtypi, kancelarja pas konsultimeve disa orëshe me krerët e landeve, në rajonet me një incidencë shtatë ditore prej më shumë se 200 raste infektimesh për 100.000 banorë liria e lëvizjes do të jetë e mundur vetëm brenda një segmenti deri në 15 km nga vendbanimi. Përjashtime do të ketë vetëm për arsye të forta.

Masa të drejta edhe pse të ashpra

Gjithashtu është përforcuar edhe më shumë kufizimi i kontakteve: anëtarët e një familjeje lejohen të takohen vetem me një person nga një familje tjetër. Deri tani lejoheshin të takoheshin maksimumi deri në pesë persona nga maksimumi dy familje. Merkel e quajti këtë „një kthim në rregulloren e marsit”. Kjo është e drejtë, edhe pse për njerëzit një masë e ashpër. Ashpërsimin e masave kufizuese kancelarja e argumentoi me mutacionin e ri të koronavirusit, që shkakton më shumë infeksione për kontakt, si dhe me mbingarkesën e pavioneve të reanimacionit nëpër spitale. Disa spitale janë përballur me „situata në limite”.

Symbolbild I Verlängerung des Lockdowns in Deutschland

Kufizimet aktuale do të jenë në fuqi deri më 31 janar, shkollat dhe kopështet e fëmijëve deri atëherë do të jenë „në përgjithësi” të mbyllura. Më 25 janar kryeministrat e landeve dhe federata do të bëjnë një rivlerësim të situatës dhe do të konsultohen për masat në muajin shkurt. Kryeministri i Bavarisë, kristiansociali Markus Söder tërhoqi vëmendjen, për të mos pasur iluzione, se në shkurt do të jetë tejkaluar kjo situatë.

Baden-Vyrtemberg ndjek tjetër kurs

Landi i Baden-Vyrtembergut e ka lënë ende të hapur zbatimin e disa masave. Kufizimet e lëvizjes së lirë brenda segmentit 15 km nga vendbanimi në hotspotet e infeksioneve me koronavirusin tani për tani nuk janë planifikuar, deklaroi kryeministri i landit nga partia ambientaliste Winfried Kretschmann. Për këtë do të vendoset javën e ardhëshme pasi të jenë paraqitur shifrat e plota. Nga shifrat aktuale do të varet nëse do të hapen ose jo nga 18 janari kopështet e fëmijëve dhe shkollat fillore.

Këshilla e ekspertëve

Merkel dhe Söder si dhe kryebashkiaku qeverisës i Berlinit, socialdemoktrati Michael Müller vunë në dukje, që një ditë më parë ka pasur një konsultë me ekspertët. Mbi bazën e vlerësimeve shkencore u konsultuan të martën (05.01) politikanet dhe politikanët në Berlin. Fillimisht kufizimet ishin vendosur deri më 10 janar. Por gjatë ditëve të fundit pati konsensus të gjerë për shtyrjen e masave. Edhe përfaqësuesit e mjekëve patën tërhequr vëmendjen nga një zbutje e shpejtuar e masave. /DW

Tags: gjermaniizolimMerkel

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Nga barka e mbuluar me lëkurë tek ajo bërthamore. Si u shpik nëndetësja

Forcohen ndjeshëm euro dhe paundi, dollari amerikan humbet pikë

Procesi i anormalizimit dhe supremacizmi serb







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

by mirseda
18:21 | 10/06/2026
0

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si...

Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

18:16 | 10/06/2026

Goditet rrjeti kriminal, 5 të arrestuar dhe 80 mln euro të sekuestruara

17:32 | 10/06/2026

Qeveria miraton modelin e ri, performanca e institucioneve do të publikohet për qytetarët

17:29 | 10/06/2026

Bllokohen kokainë dhe diamante në doganën e Durrësit, ishin fshehur në…

17:20 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com