Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ky është vetëm fillimi”/Yuri Kim paralajmëron politikanët e korruptuar

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka paralajmëruar se pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi. Ajo i ka mëshuar faktit se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar, është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Gjatë një takimi konsultativ me Ministrinë e Brendshme dhe donatorët, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se gjatë vitit 2021, janë arritur suksese të vërteta, që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar e deri tek dënimi i prokurorëve duke përfshirë edhe dënimin e ish-kryeprokurorit Llalla. Duke paralajmëruar për një epokë të re, ajo shtoi më tej se ky sistem mund t’u shërbejë qytetarëve të tij dhe jo vetëm të fuqishmëve.

“Mënyra më e mirë, e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe ekstremizmin e dhunshëm është të kemi institucione të pavarura që mbështesin sundimin e ligjit.

Policia, prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë, të luftojnë kundër efekteve gërryese të kanosjes, parave, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021.

Që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri te dënimi i prokurorëve në nivele të larta, përfshirë një ish-Prokuror i Përgjithshëm deri tek arrestimet e politikanëve, policëve dhe kriminelëve të krimit të organizuar, që kanë zënë titujt kryesor të lajmeve gjatë ditëve të fundit.

Ky është vetëm fillimi. Po fillojmë të shohim një epokë të re. Ky sistem mund t’u shërbejë qytetarëve të tij dhe jo vetëm të fuqishmëve. Ekziston ndjesia që pandëshkueshmëria mundet dhe po merr fund”, tha Kim.

Ambasadorja amerikane tha se vendet partnere, kërkojnë që Shqipëria të jetë një vend ku të ketë drejtësi për të gjithë, të garantohen të drejtat e njeriut dhe të mbrohet qytetari.

“Më lejoni të theksoj diçka që Soreca tha diku nga fundi i fjalimit të tij, duke theksuar se sa kritike është llogaridhënia dhe sigurimi që ndihma që secili prej nesh mund të japë. E bëjmë këtë në një mënyrë dhe kundrejt targeteve që e ndihmojnë Shqipërinë që të shkojë sa më pranë BE-së, dhe të shkojë shumë pranë vende europiane.

Kërkojmë një Shqipëri që ka drejtësi për të gjithë, që garantojnë inspektimin e të drejtave të njeriut dhe që mbron qytetarët e saj. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekstremizmi i dhunshëm i shkatërrojnë këto cilësi. Ato minojnë demokracinë, shtrembërojnë tregjet dhe kërcënojnë shtetin ligjor”, tha ambasadorja.

“Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë këtu, dhe të kontribuojnë në korrupsion. Krimi i dhunshëm shpesh lidhet me krimin e organizuar dhe prokurorë, gjykatës, policë e gazetarë shpeshherë kanë qenë të kërcënuar”, tha ndër të tjera ambasadorja.

Tags: ambasadorepolitikanëtYuri Kim

TË LIDHURA

Aktualitet

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026
Politikë

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026
Kryesore

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026
Next Post

Reagon motra e Fifit: Sinqeriteti yt është keqpërdorur

Tragjedia me 45 viktima, eksperti tregon shkaqet e shpërthimit të autobusit

“Më ngacmoi para 1 viti e gjysmë”, 13-vjeçarja denoncon të moshuarin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

by mirseda
18:47 | 05/06/2026
0

Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët që...

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”

18:24 | 05/06/2026

Rama në Vlorë: Zvërneci është çështje e pronarëve, nuk vendoset nga protesta

18:23 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com