E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Tragjedia me 45 viktima, eksperti tregon shkaqet e shpërthimit të autobusit

Ende mbetet mister se si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari me 45 viktima. Eksperti Mamir Hodo ka analizuar në studion e “Breaking”, mënyrën se si ka ndodhur ky aksident tejet i rëndë. Ai tha se aksidenti mund të ketë ndodhur nga sinjalistika rrugore, e cila ishte e padukshme dhe ku mungonte drita, fosforishenca. Hodo zbuloi më tej se shoferi ka qenë i moshës 50 vjeç, i pajisur me lejen e drejtimit për autobusë.

“Në karroxhatën dhe xhepin e rrugës, ka një ndarëse metalike e tipit standard, sipas këndvështrimit tonë ka qenë e padallueshme për drejtuesin e mjetit, nuk ka pasur fosforeshente.

Është bërë një ndarë e tillë, e papranueshme, për vendosjen e sistemit të sinjalistikës rrugore. Nuk përjashtohen mundësia që drejtuesi i mjetit nuk e ka parë, ekziston mundësia. Shoferi ka qenë i moshës 50 vjeç, i pajisur me lejen e drejtimit për autobusë, pra ka pasur eksperiencë”, tha Hodo.

Po engimat e rënies së zjarrit, sipas Hodos, shpjegohen me faktin se ka pasur fërkim të autobusit me barrierat mbrojtëse. “Mjeti ka goditur në pjesë ballore të djathtë, në kuadratin metalik, si pjesë e shkëndijës së ndodhur.

Sipas teknologjisë është krijuar mundësia, pasi kemi të bëjmë me krijimin e një temperature 1000 gradë celsius nga nxehtësia. Janë krijuar xixat dhe temperaturat e mundësia e gazrave është krijuar mundësia për shpërthim. Dhe aty mjeti ka kapur flakë. Mendoj se fërkimi metalik me pjesën e pasme shkaktoi zjarr”, tha Hodo.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të të plagosurve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej pacientëve të shtruar në spitalin Pirogov në Bullgari, do t’i nënshtrohen operacioneve kirurgjikale. Mjekja Maja Argirova bëri me dije se të gjitha pasagjerët që mundën të dilnin të gjallë nga autobusi i djegur në Struma, ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Lexo edhe :   Aksidenti tragjik/Bullgaria do dëmshpërblejë të afërmit e viktimave

“6 pacientë janë në kirurgjinë plastike, 1 në traumatologji. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, u janë dhënë ndihmë psikologjike dhe dje kanë pasur ndërhyrje të suksesshme. Janë kryer ndërhyrjet e nevojshme emergjente. Dy operacione janë kryer ditën e djeshme.

Lexo edhe :   Aksidenti tragjik/Bullgaria do dëmshpërblejë të afërmit e viktimave

Një pacient i operuar kishte një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Një tjetër prej të lënduarve iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të kyçit të gjurit. Pacientët e kaluan natën në qetësi”, deklaroi Argirova.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...