E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Kuvendi i refuzon kërkesën Berishës për të qenë pjesë e demokratëve

Në 9 shtator, kreu i PD-së Basha njoftoi përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar demokrat. Më pas PD depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë listën me deputetët që do të jenë pjesë e grupit. Janë 44 deputetë që janë pjesë e grupit parlamentar të PD, ndërsa Berisha u la jashtë. Nga dje, ish-kryeministri Sali Berisha është zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kuvendi ka publikuar në faqen e tij zyrtare grupet parlamentare, ku tek ai i PD është reflektuar numri i deputetëve që ka depozituar kreu i PD, Lulzim Basha, që është 44 ligjvënës dhe që ish-kryeministri Sali Berisha nuk është pjesë e tij.

Kjo është një tjetër goditje e fortë që ish-kryeministri Berisha ka marrë ditët e fundit, pasi deputetët e Partisë Demokratike thuajse çdo ditë kanë dalë në media dhe kanë mbrojtur vendimin e kryedemokratit Basha për të përjashtuar ish-liderin demokrat.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, komentoi dje në media situatën në Partinë Demokratike dhe turin e takimeve të ish-liderit Sali Berisha me bazën e partisë. Kulluri theksoi se axhenda e “Grupit për PD” ku ai bën pjesë dhe axhenda e Berishës përputhen, por shtoi se lëvizja që ka nisur ish-kryeministri është aksion i tij personal. “Nga ajo që kam kuptuar unë po, janë çështje që ne i kemi ngritur që para katër vitesh. Axhendat tona përputhen, por lëvizja që ka nisur Berisha është një aksion i tij politik dhe nuk besoj se është e nevojshme t’i bashkëngjitemi. Nëse do përputhemi, nuk mund të them që nuk mund të ketë bashkim, por kjo duhet parë në vijueshmëri”, deklaroi ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri.

Lexo edhe :   Tradhtarët që harron Berisha
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krujë/ 700 të helmuar në Krujë, fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm

Ka shkuar në mbi 700 numri i qytetarëve të helmuar në Krujë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa...

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një "mollë sherri" mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....