E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

SHBA fut në listë të zezë pesë operativë të Al Kaidës

Shtetet e Bashkuara vendosën pesë operativë të Al Kaidës, me bazë në Turqi, në listën e tyre të zezë të sanksioneve. Thesari amerikan tha se disa prej tyre janë shtetas egjiptianë dhe disa turq, që kanë ofruar lloje të ndryshme të mbështetjes për operacionet e Al Kaidës.

Turqia është qendër e madhe për operacionet e Al Kaedës në Siri, ku grupi terrorist ka lidhje me fraksionin rebel, Hajat Tahrir Al Sham.

Thesari tha se avokati egjiptian, Majdi Salim, dhe shtetasi tjetër egjiptian, Muhammad Nasr al-Din al-Ghazlani, kanë vepruar si korrierë financiarë për Al Kaidën në Turqi.

Tre shtetasit turq, Cebrail Guzel, Soner Gurleyen dhe Nurettin Muslihan, u tha se kanë lehtësuar udhëtimet e rrjetit në të gjithë Turqinë dhe në Sirinë fqinje. Futja në listë të zezë nënkupton që SHBA-ja do t’u ngrijë atyre çdo aset që kanë nën juridiksionin amerikan dhe do t’i bllokojë nga pjesa më e madhe e sistemit financiar global. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...