Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kushtetuesja jep vendimin: Policia s’mund të përgjojë pa lejen e Prokurorisë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kushtetuesja dërgon çështjen në Venecia/ Gazetari: Gjyqtarë të paaftë!

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në lidhje me kërkesën e Avokatin të Popullit, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në lidhje me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

Përmes një njoftimi, Kushtetuesja bëri me dije se ka vendosur që të shfuqizojë nenin 131 të këtij ligji, i cili lejonte Policinë e Shtetit të përgjonte qytetarët pa lejen e prokurorisë.

Në arsyetimin e dhënë, Gjykata Kushtetuese shprehet se ky ligj kufizonte jetën private të qytetarëve, por gjithashtu, prekte parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës 01.07.2021 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me objekt:

– Shfuqizimi i nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

– Pezullimi i zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

– Neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

Për këto arsye Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

  1. Pranimin e kërkesave.
  2. Shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 dhe të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar.
  3. Pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi përfundimtar i arsyetuar do të shpallet brenda afateve të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Çfarë përmban neni 131, i shfuqizuar dhe i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese

Masa të veçanta

Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi, punonjësi i policisë me gradën “Kryekomisar” ose më lart, sipas juridiksionit lëndor, kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e mëposhtme:

  1. a) përgjimin e fshehtë ambiental dhe procedural të bisedave të personave në vende publike ose në mjete transporti;
  2. b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike ose telekomunikimeve të personave, në përputhje me legjislacionin përkatës;
  3. c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video, në përputhje me legjisla-cionin përkatës.

Përdorimi i masave të veçanta, sipas pikës 1, të këtij neni, lejohet për aq kohë sa ekzistojnë arsyet ose rrethanat që kanë bërë të nevojshëm autorizimin e tyre për përdorim veçmas ose të kombinuar dhe zgjat sipas afateve të vendosura në legjislacionin përkatës.

Kur referimi i veprës penale, për të cilën janë përdorur masat e veçanta, nuk bëhet brenda gjashtë muajve pas përfundimit të përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në këtë nen, i gjithë informacioni i mbledhur si rezultat i përdorimit të këtyre masave asgjësohet, sipas rregullave të përcaktuara nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

Kur në vende të veçanta kryhen në mënyrë të përsëritur përgjime ambientale procedurale, me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, strukturat e policisë ndërtojnë impiante stacionare të përgjimit ambiental.

Rregullat teknike për realizimin e vendimit të përgjimit ambiental procedural dhe parandalues, si dhe për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impianteve stacionare të përgjimit ambiental përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa, neni 6, pika 29, ka të bëjë me “Veprimtaria hetimore” është veprimtaria që kryhet në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”.

Tags: Gjykata KushtetuesepergjimetPolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!
Politikë

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!

16:22 | 29/10/2025
Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:48 | 29/10/2025
Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën
Aktualitet

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

14:47 | 29/10/2025
Next Post
Copa America/ Brazili do finalen, në 01:00 pret Perunë, formacioni i mundshëm

Copa America/ Brazili do finalen, në 01:00 pret Perunë, formacioni i mundshëm

Video/ Etna jep pamje spektakolare, vullkani shpërthen në 3 mijë metra lartësi

Pas Deltës, një tjetër variant më vdekjeprurës i Covid-19 po përhapet në botë

Pas Deltës, një tjetër variant më vdekjeprurës i Covid-19 po përhapet në botë







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Shërbimet evropiane: Kina po ndihmon Iranin të rindërtojë programin raketor pas luftës me Izraelin
Bota

Shërbimet evropiane: Kina po ndihmon Iranin të rindërtojë programin raketor pas luftës me Izraelin

by mirseda
17:07 | 29/10/2025
0

Irani duket se po përshpejton rindërtimin e programit të tij të raketave balistike, megjithëse muajin e kaluar...

Trump dhe Xi takohen pas 5 vitesh — pritet t’i japin fund kaosit tregtar global?

Trump dhe Xi takohen pas 5 vitesh — pritet t’i japin fund kaosit tregtar global?

17:05 | 29/10/2025
E rëndë në Greqi, djali vret me bastun babanë 82-vjeçar!

E rëndë në Greqi, djali vret me bastun babanë 82-vjeçar!

16:35 | 29/10/2025
Kosovë/ Gjykata s’e pranon kërkesën e AAK-së për rivotim në Junik

Kosovë/ Gjykata s’e pranon kërkesën e AAK-së për rivotim në Junik

16:30 | 29/10/2025
Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!

Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!

16:22 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com