E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Pas Deltës, një tjetër variant më vdekjeprurës i Covid-19 po përhapet në botë

Ekspertët e shëndetit global janë të shqetësuar se një mutacion ‘i pazakontë’ i variantit Lambda, mund të jetë rezistent ndaj vaksinave kundër koronavirusit.

Varianti Lambda, i njohur zyrtarisht si C.37, u zbulua për herë të parë në Peru dhe është ”përgjegjës” për më shumë se 80 përqind të rasteve në vend, shkruan Sky News.

Një studim në Universitetin e Kilit, Santiago, shqyrtoi efektin e Lambda-s tek disa persona që kishin marrë dy doza të vaksinës kineze. Rezultatet treguan se Lambda është më e infektueshme se variantet Gamma dhe Alpha dhe është më e aftë të shpëtojë nga antitrupat e prodhuar nga vaksinat.

“Ne vëzhguam një infektueshmëri në rritje nga proteina spike e lambda që ishte edhe më e lartë se ajo e D614G ose varianteve Alpha dhe Gamma. Të dhënat tona tregojnë për herë të parë që mutacionet e pranishme në proteinën spike të variantit Lambda, arrijnë t’i shpëtojnë antitrupave neutralizues të shkaktuar nga vaksina e virusit të inaktivuar CoronaVac” thuhej në studim.

Lambda është bërë varianti dominues në Peru në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Varianti i Lambda-s është përhapur në 27 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar shqetësim pasi vendi pret të kthehet në normat para-pandemike deri më 19 korrik.

Më shumë se 78 milion doza të vaksinave tani janë administruar në MB dhe 63.4 përqind e të rriturve kanë marrë të dyja dozat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...

Gërdeci/ Kreu i SPAK: Çështjes së Mediut do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për...

Nostalgji futbolli/ Valdano: “Raùl mund të përmblidhet në dy koncepte…”

Jorge Valdano për Raul Gonzalez Blanco: "Një ditë para debutimit të tij, unë i bëra një pyetje për ta provuar, kështu i thashë: 'Po mendoj...