pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetbetbey resmi giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompasacasinopusulabet girişbetplaybetewinbetewinbetgitbetgit girişcratosroyalbetcratosroyalbet girişcasinomilyoncasinomilyon girişbetgitjojobetgrandpashabetjojobetsonbahisnesinecasinocashwinbetbeyjojobetjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişsonbahisamgbahiscasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişbetbeyjojobetpasacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusumarsbahiscasinowonjojobetcasibombettiltgrandpashabetsuperbetinhititbetpusulabetholiganbetbahiscomjojobetmatbetmarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişHoliganbetdeneme bonusucashwinvevobahisimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerjojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kush po i bën “sconto” faturës së Edi Ramës?

9 vjet ago
in Të Gjitha

Edi Rama e ka marrë të plotë faturën për çështjen “Tahiri”. Ajo është politike, ashtu siç në fakt duhet të ishte dhe nuk e kuptoj pse dikush nga Partia Demokratike po kërkon ende një fitore që, në fakt, është arritur një herë. 

Prangat në duart e Saimir Tahirit mund të kenë vlerë për dikë që mund të ketë pasur hesape personale me të, ose për ndonjë shqiptar, që këna­qet vetëm kur e sheh tjetrin në hall (sidomos kur ai është personazh i njohur), por jo për opozitën. E cila, kryesisht për shkak të policisë italiane, por edhe e ndihmuar nga vetë qeveria në vështirës­i, ka arritur të kor­rë një sukses të buj­shëm politik.

Është humbje kohe të merresh me debatin në kishte të drejtë apo jo mazhoranca të rrëzonte kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Sipas meje, qeveria nuk ka shkelur ndonjë ligj e, aq më pak kushtetutën, kur ka marrë atë vendim, sepse ka shfryt­ëzuar një të drejtë të vetën. Të cilën ia jep një copë e imu­nitetit për politika­nët dhe njerëzit e drejtësisë, e cila u ruajt e paprekur në ndryshimet e famshme të vitit 2012.

Por përtej kësaj, ajo është vetëzbuluar lakuriq para shoqër­isë, duke treguar se çfarë është për të raporti i politikës me krimin, por edhe ai me drejtësinë. E thënë ndryshe, juridikisht Edi Rama nuk ka bërë ndonjë shkelje, por moralisht ai është i vdekur dhe i pakallur.

Sepse në rastin e parë që iu paraqit një mundësi për të treguar se është i pa kapur nga krimi dhe fijet e tij, ai demonstroi të kundërtën. Edi Rama kishte dy opsione përpara vetes, të tregonte se ai voton symbyllazi sa herë që drejtësia e kërkon atë vetë apo një nga të tijtë, apo që të shfrytëzojë një hapësirë të ngushtë ligjore për të fshehur kokën si struci.

Kryeministri zgjodhi të dytën dhe kjo është rrethanë e mjaftueshme që opozita ta konsideronte të mbyllur betejën e vet, duke u përqendruar tek shpjegimi politik i kësaj që po ndodh dhe jo tek nenet e kushtetutës dhe të Kodit Penal që, sipas saj, po shkelen.

Nesër është dita e finalizimit të kësaj sage të neveritshme dhe turpëruese për Shqipërinë dhe fatke­qësisht debati ka degraduar se si do të jetë raporti i votave pro dhe i atyre kundër arrestimit të Saimir Tahirit. Ndërkohë, që kjo nuk duhet të kishte asnjë vlerë, sepse askush në Shqipëri nuk ka ndo­një kuriozitet për numrin e deputetëve, që secila parti ka në parlament.

Nëse do të isha deputet i opozitës do të kërkoja sot heqjen e plotë të imunitetit për çdo politikan, prokuror dhe gjykatës, si e vetmja mënyrë e shprehjes së vullnetit të plotë për vënien në dispozicion të gjithkujt para drejtësisë, si i barabartë para ligjit. Sa kohë që ajo klauzolë të jetë, të gj­itha betimet se ne jemi gati në çdo moment të ballafaqohemi me drejtësinë, nuk janë gjë tjetër veçse dëngla politikanësh. Sepse barazia para ligjit sot nuk ekziston me ligj.

Me sa më kujtohet ka qenë Partia Social­iste, që ka këmbëngulur atëherë (në vitin 2012) që të kishte një dritare të vogël për deputetët dhe për njerëzit e drejtësisë, nëpërmjet të cilës po mbrohet këto ditë fati i qytetarit Saimir Tahiri, sepse politikisht ai tashmë ka kryer punë. Duhen vetëm 28 firma për t’ia lënë në derë prapë Edi Ramës, që ta marrë ai përsipër të vendosë që qeveria e tij nuk bën dot pa imunitet dhe se kjo mazhorancë e ka frikë drejtësinë.

Do të ishte një betejë win-win, fundi i së cilës do të sillte një sukses të gar­antuar. Natyrisht, nëse dikush ose disa nga opozi­ta nuk e kanë merakun që mbase një ditë ta shfrytëzojnë për vete atë nenin, që po shërben sot si salvaxhente për Saimir Tah­irin.

Por edhe nëse do të ekzistonte kjo frikë për dikë apo për disa, do të ishte një keqkuptim i madh. Sepse imuniteti, për aq sa është, nuk është ndonjë instrument, prej të cilit mund të mbrohet opozita. Sepse nëse do të vinte ajo ditë, mazhoranca i ka gjithmonë votat që edhe në më­nyrë arbitrare të votojë kundër çdo depu­teti të Partisë Demokratike, sa herë që kjo të kërkohet. Sep­se jemi ne ata që mendojmë dhe po përpiqemi të bindim shqipt­arët se Saimir Tahiri nuk është rast i veçuar, por ka edhe shumë të tjerë si ai, por për këtë duhet të jemi bindës.

Ndaj edhe them se opozita sot betejën nuk e ka me parlamentin, por me opinionin publik, të cilin du­het ta tërheqë pas kauzës së vet, kur ta ketë realisht një të tillë. Kështu si po zhvillohen ngjarjet sot, të gjithë janë të bindur që Rama është kapur i zhytur në llum, por jo të gjithë mendojnë se Partia Demokratike po bën gjënë e duhur dhe po e shfrytëzon siç duhet këtë shans të artë.

Tags: arrestimibashafaturahesapekrimikuvendiligjitllumipersonaleramascontoTahiri

TË LIDHURA

Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Të Gjitha

Kate mbi leje, urdhër-arrest për tre ndërtues; hetohen zyrtarë të IMT dhe IKMT

20:35 | 16/06/2026
Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Next Post

Çështja Tahiri/ Patozi: Çfarë tregojnë veprimet e Ramës dhe si po e shfrytëzon opozita

Portieri brazilian Jefferson, grabitet si në filmat aksion (Video)

Neymar: Në “Velodrome” vetëm futboll nuk u pa (Video)







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kontrollet intensive në dogana, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

by mirseda
12:57 | 17/06/2026
0

Vijojnë me intensitet kontrollet dhe operacionet e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin e...

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare aktori Gjergji Lala

12:23 | 17/06/2026

“Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta

12:21 | 17/06/2026

Detaje te reja nga hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut, si pastroheshin paratë e kokainës

12:16 | 17/06/2026

Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori

11:48 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com