Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Çështja Tahiri/ Patozi: Çfarë tregojnë veprimet e Ramës dhe si po e shfrytëzon opozita

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka komentuar situatën aktuale politike, teksa ish-ministri Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge.

Patozi shkruan se opozita ka arritur të korrë një sukses të bujshëm politik fale policisë italiane, e ndihmuar edhe nga vetë qeveria në vështirësi.

Ndryshe nga PD dhe LSI, Patozi mendon se qeveria nuk ka shkelur ndonjë ligj dhe aq më pak kushtetutën, kur ka marrë vendimin për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda sepse ka shfrytëzuar një të drejtë të vetën.

“Sipas meje, qeveria nuk ka shkelur ndonjë ligj e, aq më pak kushtetutën, kur ka marrë atë vendim, sepse ka shfrytëzuar një të drejtë të vetën. Të cilën ia jep një copë e imunitetit për politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, e cila u ruajt e paprekur në ndryshimet e famshme të vitit 2012”, shkruan ish-deputeti.

Nga ana tjetër, Patozi shkruan se Rama është i vdekur moralisht, teksa argumenton se demonstroi se është i kapur nga krimi, duke shfrytëzuar një hapësirë të ngushtë ligjore “për të fshehur kokën si struci”.

Lidhur me çështjen e imunitetit, Patozi shprehet se nëse do të ishte deputet, do të kishte kërkuar që të hiqej imuniteti për çdo politikan, prokuror dhe gjykatës, si e vetmja mënyrë e shprehjes së vullnetit të plotë për vënien në dispozic­ion të gjithkujt para drejtësisë, si i barabartë para ligjit.

“Sa kohë që ajo klauzolë të jetë, të gjitha betimet se ne jemi gati në çdo moment të ballafaqohemi me drejtësinë, nuk janë gjë tjetër veçse dëngla politikanësh. Sepse barazia para ligjit sot nuk ekziston me ligj”, shton ish-deputeti.

Sipas Patozit, Rama është i zhytur në llum, por opozita sot e ka betejën me opinion publik dhe jo me parlamentin:

“Imuniteti, për aq sa është, nuk është ndonjë instrument, prej të cilit mund të mbrohet opozita. Sepse nëse do të vinte ajo ditë, mazhoranca i ka gjithmonë votat që edhe në mënyrë arbitrare të votojë kundër çdo deputeti të Partisë Demokratike, sa herë që kjo të kërkohet. Sepse jemi ne ata që mendojmë dhe po përpiqemi të bindim shqiptarët se Saimir Tahiri nuk është rast i veçuar, por ka edhe shumë të tjerë si ai, por për këtë duhet të jemi bindës.

Ndaj edhe them se opozita sot betejën nuk e ka me parlamentin, por me opinionin publik, të cilin duhet ta tërheqë pas kauzës së vet, kur ta ketë realisht një të tillë. Kështu si po zhvillohen ngjarjet sot, të gjithë janë të bindur që Rama është kapur i zhytur në llum, por jo të gjithë mendojnë se Partia Demokratike po bën gjënë e duhur dhe po e shfrytëzon siç duhet këtë shans të artë”, përfundon Patozi.

SHKRIMIN E PLOTË E GJENI KËTU.

Tags: astrit patoziçeshtja Tahirikomentonopozitashfrytezon

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Portieri brazilian Jefferson, grabitet si në filmat aksion (Video)

Neymar: Në “Velodrome” vetëm futboll nuk u pa (Video)

(VIDEO) Mikro-jetesa, e ardhmja digjitale e banimit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com