Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kush fiton nga Mini-Shengeni/ Shqipëria bilanc tregtar pozitiv vetëm me Kosovën

6 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Teksa tre shtete të Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia po shkojnë drejt krijimit të një Mini-Shengeni ballkanik, vendi ynë në fakt ka lidhje më të forta tregtare me Kosovën, e vetmja me të cilën ka një bilanc tregtar pozitiv, çka nënkupton se eksportojmë më shumë sesa importojmë.

Në të kundërt, me Serbinë, Shqipëria ka një deficiti të thelluar tregtar, për shkak se jemi shumë më pak konkurrues në pothuajse të gjitha produktet.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, në Kosovë shkojnë 50% e eksporteve të Shqipërisë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova është shteti i vetëm me të cilin ne kemi një suficit të lartë tregtar prej rreth 150 milionë eurosh për 10 mujorin 2019. Produktet më të eksportuara drejt Kosovës, sipas INSTAT janë nafta e mineralet dhe çeliku.

Në të kundërt, me Serbinë kemi një deficitit të fortë tregtar. Nga Serbia importojmë 49% të produkteve që marrim nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për 10 mujorin, deficiti me Serbinë ishte rreth 100 milionë euro. Në bazë të kësaj tendence, për gjithë vitin 2019, drejt Serbisë vlerësohet se do të shkojnë neto rreth 120 milionë euro.

Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin 2018, nga Serbia, produkti më i importuar ishin lëndët djegëse, me rreth 30% të totalit, e ndjekur nga drithërat, me rreth 19%. Hyrja e grurit e miellit të lirë nga Serbia vitet e fundit, jo vetëm që pothuajse çoi drejt falimentimit prodhuesit vendas të miellit, por ngriti shumë pikëpyetje edhe për cilësinë e drithërave që hynin.

Serbia është një ekonomi më konkurruese (renditet e para në rajon në Indeksin e Konkurrueshmërisë globale), ndërsa dhe shteti është i prirur për të ndihmuar industrinë vendase, përmes subvencioneve indirekte. Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës Shqiptare të prodhuesve thotë se Serbia i nxit bizneset e veta në strukturën e kostove dhe kjo është një arsye se pse qumështi serb, psh është më i liri në rajon.

Ai shton se aktualisht qeveria serbe po harton një dokument për politikat industriale, që synon t’i bëjë industritë e saj më konkurruese. Shkodra thotë se ekonomia shqiptare dhe bizneset janë shumë të pastrukturara nga brenda, ndërsa ata janë shumë më përpara dhe kjo na bën ne humbës në rast të një hapjeje të mëtejshme të tregtisë.

Tre produktet më të eksportuara në Serbi në 2018-n, sipas INSTAT janë lëndët djegëse, zarzavatet dhe veshjet e këmbëve.

Serbia ka të zhvilluar dhe eksportet e shërbimeve dhe sidomos të teknologjisë së informacionit.

Ndërsa me Maqedoninë, për 10 mujorin, importet ishin pothuajse të barabarta me eksportet, ndërsa vitet e mëparshme, Shqipëria ka rezultuar me deficit tregtar.
“Mini Shengeni Ballkanik”, është një nismë e prazantuar së fundmi nga tre shtete të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kjo marrëveshje, sipas palëve do të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në Ballkanin Perëndimor.

Zbatimi i Mini Shengenit Ballkanik është konsideruar i dobishëm nga kryeministri shqiptar Rama, pasi sipas tij nuk do të ketë më dogana për njerëzit dhe se bizneset e kapitalet do të përfitojnë financiarisht. /monitor

Tags: bilancfitonkosoveshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Të gjithë fansat me karrige të shtuara/ Julka nxjerr prapaskenat e festivalit

Rama mbledh sot qeverinë në Golem, në “filtër” të gjitha ministritë

Për heronjtë e internetit dhe tradhtarët e dovletit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com