Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Feliks Gajardo/ Kush është “Bill Gejtsi i Kokainës” në Meksikë

6 vjet ago
in Bota, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Feliks Gajardo/ Kush është “Bill Gejtsi i Kokainës” në Meksikë

Është cilësuar shpesh si “Bill Gejtsi i Kokainës”, dhe ka magjepsur shumë njerëz me përshkrimin e tij kompleks në serialin e Netflix “Narkos: Meksiko”. Por Feliks Gajardo, është larg nga të qenit një njeri i pafajshëm. “El Padrino” ose “Kumbari”, ka shkruar shumë gjëra në ditarin e tij të burgut, botuar nga revista “Gatopardo” në vitin 2009, nën titullin “Ditarët e Bosit të Bosëve”.

Si ish-drejtues i Kartelit të Guadalajarës, Gajardo flet aty hapur mbi trafikun e kokainës, marijuanës dhe heroinës, si dhe rrëfen ditën e arrestimit të tij nga autoritetet meksikane. Me nostalgji, ai e quan veten si një nga “kapot e vjetër”, por mohon çdo përgjegjësi në vrasjen dhe torturat brutale ndaj agjentit të DEA-s, Kiki Kamarena, krim për të cilin ai është ende në burg.

Në serialin “Narkos”, shndërrimi i Feliks Gajardos në një trafikant të pamëshirshëm të drogës, duket thuajse i rastësishëm.

Në realitet, udhëheqësi i Kardelit të Guadalajarës, ishte “bosi i bosëve”, arrestimi i të cilit shkaktoi një luftë të madhe mes bandave. Për Gajardon, karteli ishte një trampolinë nga varfëria në pushtet. Në ditarin e tij, ai nuk flet vetëm për kartelet dhe kokainës.

Ai kujton fëmijërinë e tij të varfër, dhe mungesën e përgjithshme të burimeve të jetesës, dhe mënyrat për t’u ngjitur lart që ishin në dispozicion të shtetasve meksikanë si ai dhe familja e tij.

“Sot dhuna në qytete, ka nevojë për një program të pajtimit kombëtar. Duhet të ketë një rindërtim të fshatrave dhe fermave, për t’i bërë ato të vetë-mjaftueshme. Duhet të ndërtohen ferma të reja, dhe të jepen kredi me interes të ulët, të ketë stimuj për mbarështimin e bagëtive, dhe shkollimin”- shkruan ai.

Ndoshta ishte situata e rëndë ekonomike dhe dëshpërimi që ajo solli, që e shtyu atë drejt botës së krimit. Migel Angel Feliks Gajardo lindi në vitin 1946 në një fermë në Sinaloa, Meksikë. Ai iu bashkua radhëve të policisë në moshën 17-vjeçare.

Departamenti ku punonte Gajardo ishte i famshëm për korruptimin e tij. Dhe me gjasë i dëshpëruar për të fituar para, dhe për të pasur stabilitet pas një fëmijërie të kaluar në mjerim, Gajardo nisi të merrej me trafikun e drogës. Kur punonte si truprojë e guvernatorit të Sinaloas, Leopoldo Sançes Selis, Gajardo u njoh me Pedro Aviles Perez, një tjetër truprojë e guvernatorit, dhe një trafikant i njohur i drogës.

Perez e rekrutoi Gajardon në organizatën e tij sekrete, që trafikonte marijuanë dhe heroinë. Kur ai vdiq në një përplasje me armë me policinë në vitin 1978, Gajardo mori përsipër drejtimin e grupit, dhe e konsolidoi sistemin e trafikut të drogës në Meksiko në një grupim të vetëm:Kartelin e Guadalajarës.

Gajardo u bë i njohur si “El Padrino”, kumbari i të gjithëve. Në vitet 1980, ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Rafael Kintero dhe Ernesto Karrillo kishin monopolin e trafikut të drogës në kryeqytetin meksikan.

Ata zotëronin edhe plantacionin e madh të marijuanës, Rancho Bufalo, me sipërfaqe 1.344 hektarë, që prodhonte rreth 8 miliardë dollarë drogë në vit. Biznesi po ecte shumë mirë, ndaj Gajardo vendosi të zgjerohet. Ai hyri në partneritet me kartelet Kali dhe Medelin në Kolumbi, për të eksportuar produktet e tij në Tijuana.

Megjithëse filmi “Narkos” përshkruan një përplasje midis Gajardos dhe Pablo Eskobarit, ekspertët mendojnë se kjo nuk ka gjasa që të ketë ndodhur vërtetë. Karteli i Guaralajarës, ndihmohej edhe nga agjencia meksikane e inteligjencës DFS.

Gajardo paguante rregullisht njerëzit e duhur, dhe një rrjet korrupsioni e mbajti grupin e tij kriminal jashtë qelive të burgut dhe larg hetimeve. Situata ndryshoi pas vrasjes së agjentit të DEA amerikane, Enrike “Kiki” Kamarena.

Më 7 shkurt 1985, një grup zyrtarësh të korruptuar meksikanë, e rrëmbyen agjentin e DEA-s, që në atë kohë ishte infiltruar brenda kartelit të Guadalajarës. Rrëmbimi i tij, ishte një hakmarrje për shkatërrimin e plantacionit Rancho Bufalo, të cilën ushtarët meksikanë e gjetën falë rrjetit të mbikëqyrjes që kishte ndërtuar agjenti.

Një muaj më vonë, DEA gjeti mbetjet e trupit të Kamarenës 110 km larg Guadalajarës. Kafka, nofullat, dhe brinjët i ishin thyer, ndërsa në kokë i ishte hapur një vrimë me trapan. “Më çuan tek DEA. U thashë se nuk kisha asnjë lidhje me vrasjen e Kamarenës. Iu thashë:Ju më thatë që vetëm një i çmendur do ta bënte këtë gjë, dhe unë s’jam i çmendur. Më vjen shumë keq për humbjen e agjentit tuaj”- shkruan në kujtimet e tij Gajardo.

Vrasja brutale e agjentit të DEA-s, shkaktoi nisjen e një lufte të madhe midis DEA dhe kartelit Meksikan. Vrasja e një agjenti të DEA-s, ishte diçka e keqe për biznesin e tij, dhe Gajardo zgjodhi biznesin mbi brutalitetin. Si bosi i bosëve të karteleve në Meksiko, ai nuk dëshironte të rrezikonte perandorinë e tij të drogës.

Por shumica e informatorëve brenda kartelit, besonin se ishte Gajardo ai që urdhëroi kapjen e Kamarenës, por ishte Kintero ai që ndoshta dha urdhrin për torturimin dhe vrasjen e tij. Ndërkaq, ish-agjenti i DEA-së Hektor Berrellez, zbuloi se CIA mund ta ketë ditur planin e rrëmbimit të Kamarenës, por zgjodhi të mos ndërhynte.

Nuk kaloi shumë kohë dhe anëtarët e kartelit, Kintero dhe Karillo u arrestuan. Lidhjet politike, e mbajtën Gajardon të sigurt deri në vitin 1989, kur autoritetet meksikane e arrestuan në shtëpinë e tij, teksa ndodhej ende në banjo. Feliks Gajardo, po vuan tani një dënim me 37 vjet burg në burgun e sigurisë maksimale Altiplano.

Kur u arrestua pasuria e tij i kalonte 500 milionë dollarët. Felik Gajardo është tani në të 70-at. Çështja e tij është zvarritur për dekada në gjykatat meksikane, dhe kumbari i karteleve meksikane të drogës, ka paguar rreth 1.2 milion dollarë dëmshpërblim familjeve që ishin viktima të dhunës së kartelit të tij.

Për disa kohë, ai vazhdoi të drejtojë nga burgu trafikun e drogës. Por kjo gjë mori fund shpejt. DEA nisi një luftë të re kundër trafikut të drogës, udhëheqësit e tjerë të kartelit nisën të vënë nën kontroll territorin e tij, dhe gjithçka që ai kishte ndërtuar nisi të shkatërrohej./TIRANA TODAY

Tags: bill gatesEL PADRINOFeliks GajardoKUMBARMeksikë

TË LIDHURA

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes
Bota

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

11:15 | 07/02/2026
Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Bota

Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

21:19 | 06/02/2026
31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan
Bota

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

20:56 | 06/02/2026
Next Post
Refuzimi i negociatave/ Rama sqaron arsyen pse KE i tha“JO” Shqipërisë

“12-fishim i kultivimit të narkotikëve”, Rama shpërthen ndaj gazetarëve të RAI3

Rritet numri i viktimave nga virusi misterioz kinez

Studentja shqiptare “arratiset” nga Wuhani në karantinë

“Nuk i njohim të arrestuarit”, ja kush është Jak Prenga që u rrëmbye në Kamëz

“Nuk i njohim të arrestuarit”, ja kush është Jak Prenga që u rrëmbye në Kamëz







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

20 mijë euro për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq 3 persona
Aktualitet

20 mijë euro për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq 3 persona

by mirseda
13:53 | 07/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, të akuzuar për ushtrim...

Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, ambulanca e solli pa shenja jete në spital

Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, ambulanca e solli pa shenja jete në spital

13:44 | 07/02/2026
GJK rrëzoi ankimimin e Ramës, Fevziu: Dritë jeshile për të pezulluar çdo ministër me vendim Gjykatës

GJK rrëzoi ankimimin e Ramës, Fevziu: Dritë jeshile për të pezulluar çdo ministër me vendim Gjykatës

13:38 | 07/02/2026
Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar!

Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar!

12:58 | 07/02/2026
Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

12:46 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com