Wuhan është qyteti i parë i Kinës që ndodhet në karantinë për shkak të virusit misterioz kinez. Ndërkohë, që prej ditësh është njoftuar se në qytet ndodhen dhe shumë shqiptarë, kryesisht studentë, A2 bën me dije se sot ka mbërritur në vend studentja e parë shqiptare që ishte në Wuhan.
Sipas të dhënave, ajo ka kaluar me sukses të gjitha testet dhe nuk rezulton e prekur nga koronavirusi, megjithatë ajo do të mbahet nën monitorim nga autoritetet shqiptare.
Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë dhe kinezë që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të Romës, Milanos dhe Stambollit. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.
Në Kinë ndodhen rreth 400 shqiptarë, prej të cilëve 60 janë studentë.