E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“12-fishim i kultivimit të narkotikëve”, Rama shpërthen ndaj gazetarëve të RAI3

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi videon e publikuar nga televizioni italian RAI3, ku cilësohet se në Shqipëri është rritur kultivimi i kanabisit ndryshe nga çfarë deklaron qeveria. Sipas tyre, në Shqipëri është 12 fishuar prodhimi dhe mbjellja e bimëve narkotike.

Në një reagim të rrjetin Twiiter, Rama e ka deklaruar për videon e gazetarëve. Ai e ka quajtur një turp gazetaresk dhe që nuk ka lidhje me realitetin e monitoruar nga Guardia di Finanza.

”Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”- shkruan Rama.

Ditën e djeshme në një edicion lajmesh të RAI 3  është publikuar një video ku tregohej se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200 % ose 12- fish. Për këtë reagime të shumta ka pasur nga PD dhe LSI.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...