E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Kush duhet ta bëjë testin e Covid-19? Ja cilat janë udhëzimet e reja

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Sot nuk është dhe aq e vështirë të biesh në kontakt me një person që është pozitiv ndaj koronavirusit të ri, apo me njerëzit që nga ana e tyre kanë kontakte me një person të infektuar. Por kur duhet ta bëni tamponin?

Për ata që kanë dyshime, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISA) kanë sqaruar në një dokument të titulluar “Testet Laboratorike për Sars-Cov-2 dhe përdorimin e tyre në shëndetin publik”, kur dhe si duhet të përdoret tamponi, testi i njohur diagnostifikues për të zbuluar nëse keni Covid-19.

Duhet t’i nënshtrohen tamponit vetëm njerëzit që kanë pasur një kontakt të ngushtë – që duke nisur nga tani e në vazhdim do të quhen kontakte të ngushta – me individë që kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin Sars-Cov-2.

Ndërkohë testimi nuk u rekomandohet kontakteve të kontakteve të ngushta. Dokumenti shërben për të sqaruar se kur është i rekomandueshëm që të bëhet tamponi, siç shkruhet në tekst, gjithashtu edhe në kuadër të numrit në rritje të të prekurve, dhe menaxhimit më të mirë të burimeve. Ja cilat janë rregullat e të bërit tamponin, dhe çfarë është një kontakt i ngushtë.

Kur bëhet fjalë për kontakte të ngushta

Përkufizimi i kontaktit të ngushtë, është shumë i saktë. Flitet për një takim në një distancë më pak se 2 metra, dhe për të paktën 15 minuta me një person pozitiv me Covid-19. Kur jemi brenda dhe pa maskë, flasim për kontakt të ngushtë edhe nëse kanë kaluar më pak se 15 minuta.

Kontakti i ngushtë gjithashtu ndodh kur jetoni në të njëjtën shtëpi ose kur shtrëngoni duart (një shtrëngim duarsh duhet të shmanget gjithsesi gjatë kësaj periudhe), dhe kur i jepni ndihmë një personi të infektuar.

Edhe udhëtimet në mjetet e transportit lokal, trenat dhe avionët, bëhet fjalë për kontakt të afërt kur jeni brenda 2 karrigeve larg nga një person i prekur (dhe madje edhe për ata që janë në bord). Aktualisht CDC (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) të Shteteve të Bashkuara, e kanë ndryshuar paksa përkufizimin e kontaktit të ngushtë, duke shtuar se 15 minutat e kontaktit mund të mos jenë radhazi, por rezultati i shumës së kohës së kaluar së bashku.

Kontaktet e ngushta dhe prania e simptomave

Nëse në fakt keni pasur një kontakt të ngushtë me një pozitiv, rekomandohet tamponi – dhe mjeku duhet ta rekomandojë atë nëse shfaqen simptomat- dhe për të kontrolluar përhapjen e mundshme, dhe për të marrë trajtimin e duhur sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo edhe :   Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global
Lexo edhe :   Studimi: Më shumë se një e treta e fëmijëve me Covid-19, nuk shfaqin simptoma

Gjithsesi ekzaminimi rekomandohet në çdo rast, kur ka prani të simptomave që i atribuohen Covid-19, edhe nëse nuk ka informacion për pasjen e një kontakti të ngushtë. Zgjedhja e parë është tamponi molekular, i cili vonon më shumë në dhënien e përgjigjes, por është edhe më i saktë, dhe së dyti është tamponi i shpejtë antigjenik.

Tamponi molekular rekomandohet gjithashtu për njerëzit asimptomatikë, dhe që nuk kanë pasur kontakte të ngushta me pozitivët, dhe që duhet të shtrohen në spital apo në azile (tamponi është i detyrueshëm para pranimit).

Kontakte të ngushta, por pa simptoma

Tamponi mund të rekomandohet, siç shkruhet në dokumentin e ministrisë italiane dhe ISS, edhe në rastin e një kontakti të ngushtë dhe mungesës së simptomave. Në një situatë të tillë, institucionet udhëzojnë përdorimin e tamponit të shpejtë si zgjedhjen e parë dhe atë molekular vetëm si dytësore.

Sidoqoftë, nëse jeni asimptomatik, bërja e tamponit nuk është e detyrueshme: edhe në tekst nuk ka ndonjë rekomandim specifik. Kjo sepse nëse jeni simptomatik, mund të qëndroni në karantinë për 14 ditë – dhe pastaj të jeni të lirë, në mungesë të simptomave – ose për 10 ditë, por në ditën e dhjetë duhet të bëni tamponin (dhe nëse jeni negativ, jeni të lirë të dilni).

Në këtë rast, zgjedhja e parë është tamponi molekular dhe së dyti ai i shpejtë antigjenik. Në Milano për shembull, numri i njerëzve me simptoma është aq i lartë sa ATS (agjencia e qytetit për mbrojtjen e shëndetit), ka njoftuar se tamponët nuk do të kryhen më në raste të dyshimta, që kanë pasur kontakte të ngushta me persona pozitiv, por asimptomatik.

Jo tamponit për kontaktet e kontakteve të ngushta

Autoritetet specifikojnë se përkundrazi “nuk rekomandohet të përshkruhet bërja e tamponit për kontaktet e kontakteve të ngushta të rasteve të konfirmuara”, siç thuhet në tekstin e dokumentit. “Nëse kjo kërkohet në mënyrë të pavarur, individët nuk duhet të konsiderohen si të dyshimtë, dhe të mos u nënshtrohen ndonjë mase karantinimi, apo të raportohen në polici, me përjashtim të rasteve pozitive që duhet të komunikohen gjithmonë”. Rekomandimi nuk është i vlefshëm nëse personi fillon të ketë simptoma, situatë në të cilën rekomandohet tamponi, pavarësisht nëse keni takuar apo jo një person me Covid-19.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/11/06/covid-19-tampone-solo-contatti-stretti/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...