E diel, 13 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

“Nuk luftoj me fatin”, Ardian Trebicka flet për ndarjen nga bashkëshortja

Këngëtari i njohur Ardian Trebicka, si rrallë herë ka rrëfyer se është ndarë me bashkëshorten pas 30 viteve së bashku.

Detajet nga jeta e tij personale i ndau me publikun, që e ka mirëpritur gjithmonë. Ai tha në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, se nuk mund të luftojë me fatin dhe se asgjë nuk mund të kthehet mbrapsht.

Çifti kanë së bashku një vajzë 23-vjeç të quajtur Iliana. Një ndarje me konsensus e që duket se i ka bërë bashkë të jenë shokë, kjo edhe për hir të vajzës dhe raportit që ka ekzistuar për plot 30 vite.

Mirela Milori: Sa kohë keni që jeni vetëm?

Ardian Trebicka: Kemi ca kohë që i kemi dhuruar njëri-tjetrit lirinë.

Mirela MiloriJeni ndarë me konsesus?

Ardian Trebicka: Patjetër, është hera e parë që e them në një studio. Jam ndarë pas 30 vitesh me të.

Mirela MiloriMe qetësi u arrit?

Ardian TrebickaNga jashtë po, ndërsa nga brenda nuk e di janë ndjesi personale.

Mirela Milori: Flisni, komunikoni?

Ardian Trebicka: Patjetër.

Mirela Milori: Keni mbetur shokë?

Ardian Trebicka: Po të themi shokë. Jeta është shumë e çuditshme, ndoshta do e lidh me albumet e mia. Unë i kam kënduar shumë dashurisë dhe shumë ndarjes dhe nëse do e kisha menduar që një ditë do më përkisnin dhe mua, do kisha kënduar ndryshe.

Mirela Milori: Nuk do doje të ishe ndarë?

Ardian Trebicka: Nuk e di, unë jam pro e asaj që është e shkruajtur, asgjë nuk mund të kthehet mbrapsht nëse është destinacioni i tillë, nuk luftoj me fatin.

Mirela Milori: Ka respekt pas çdo gjëje që ka ndodhur mes jush?

Ardian Trebicka: Besoj që po, të paktën kështu unë e lexoj jetën time.

Mirela MiloriVajza e përjetoi apo mbajti një qëndrim të saj?

Ardian Trebicka: Unë nuk kam dashur të kuptoj deri në fund ndjesinë e Ilianës nëqoftëse nuk ma thotë vetë. Pra unë jam që çdo qenie qoftë edhe fëmija, duhet të respektohet dhe të çmohet për gjithça që do të thotë ose jo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...