Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kusari: “Antishpifja”, shkelje e standardeve që garantojnë lirinë e mediave

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kusari: “Antishpifja”, shkelje e standardeve që garantojnë lirinë e mediave

Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, i tha “Zërit të Amerikës” se paketa “antishpifje” synon të fuqizojë dy mekanizma rregullatorë (AMA dhe AKEP) që ato të ndërmarrin sanksione kundër mediave online dhe të mund t’i mbyllin ato pa urdhër gjyqësor.

Në një intervistë nga Prishtina, ajo i tha gazetarit Ilir Ikonomi se qëllimi i qeverisë është që mediat online të rregullohen nga shteti dhe jo të vetërregullohen, siç e kërkojnë standardet ndërkombëtare.

Zonja Kusari e quajti paketën “shkelje e të gjitha standardeve që garantojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”. Në këtë mënyrë, tha ajo, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) do të jetë enti që do të vendosë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të raportohet nga gazetarët.

“Kjo është tronditëse,” tha zonja Kusari. “Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me mediat nëse kjo paketë ‘antishprehje’ miratohet.”

Kryeministri Edi Rama shkruante të hënën në Twitter: “Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.”

Zonja Kusari tha se pohimi i zotit Rama nuk është i vërtetë.

“Ai përpiqet të japë përshtypjen se ka miratimin e OSBE-së dhe kjo nuk është e vërtetë, sepse zoti Harlem Désir (Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias) sapo ka publikuar opinionin e tij ligjor, me të cilin i kërkon zotit Rama që të përmirësojë draft-ligjet para se t’i miratojë. Pra, duhet të jetë e qartë se zoti Rama nuk e ka absolutisht miratimin e komunitetit ndërkombëtar,” tha zonja Kusari.

E pyetur për çështjen e përdorimit të shpifjes në media, zonja Kusari tha se “ai vetë (kryeministri) është një ndër personat fajtorë, sepse është duke kontrolluar televizionet dhe duke determinuar se si të raportohet… Në Shqipëri më shumë ka nevojë për një ligj që të mbrojë gazetarët nga fushatat denigruese dhe shpifëse të orkestruara nga zyra e Kryeministrit Edi Rama, se sa për ligje për të mbrojtur kryeministrin. Në Shqipëri, ka bazë të mjaftueshme ligjore për të ndjekur gazetarët nëse ata bëjnë shpifje,” tha zonja Kusari.

Ajo tha se “Kryeministri kontrollon një numër të madh televizionesh. Ajo që i ka shpëtuar kthetrave të tij janë mediat online. Puna e mediave online po e pengon televizionin e tij ERTV.”

Zonja Kusari mendon se qeveria do ta ketë të vështirë t’i kontrollojë mediat, edhe nëse projektligjet kalojnë, “sepse nuk ka autoritet në botë që ka burime të mjaftueshme për të kontrolluar të gjitha informacionet që qarkullojnë online.”

E pyetur konkretisht për televizionin online ERTV, ajo tha se ky “është një mjet jashtëzakonisht i rrezikshëm propagandues i qeverisë së Edi Ramës, që ka për qëllim t’u pamundësojë gazetarëve të ndjekin punën e qeverisë dhe t’i kërkojnë llogari kryeministrit dhe ministrave.”

“Zoti Rama thotë se ERTV është një dritare që informon popullin, por ky informacion nuk mund të verifikohet. Kjo nënkupton se populli është viktimë e propagandës së tij, pra është një mekanizëm jashtëzakonisht i dëmshëm për demokracinë e vendit,” tha ajo.

Për këtë arsye, tha zonja Kusari, shtatë organizata globale, e kritikuan këtë vit Edi Ramën për përdorimin e këtij kanali televiziv, në vend që të organizojë konferenca shtypi të rregullta ku gazetarët të mund t’i bëjnë pyetje. /VOA

 

Tags: Flutura Kusariliria e mediasramaZëri i Amerikës

TË LIDHURA

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

20:06 | 11/03/2026
Next Post
Zyrtarët e Kosovës përplasen me zyrtarët e Serbisë në Tiranë

Zyrtarët e Kosovës përplasen me zyrtarët e Serbisë në Tiranë

Shemsi Prençi bën denoncimin e fortë ‘live’

Shemsi Prençi bën denoncimin e fortë ‘live’

Gjermania, strategji të reja për të marrë punëtorë të kualifikuar

Gjermania, strategji të reja për të marrë punëtorë të kualifikuar







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona
Bota

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

by mirseda
21:57 | 11/03/2026
0

Banorët me prejardhje shqiptare të lagjeve Zafer dhe Namık Kemal në rrethin Osmangazi organizuan një iftar rrugor...

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

21:47 | 11/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

21:42 | 11/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

21:19 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com