E hënë, 1 Mars, 2021
17 C
Tirana

Gjermania, strategji të reja për të marrë punëtorë të kualifikuar

Qeveria e kancelares Angela Merkel diskutoi të hënën me zyrtarët gjermanë të biznesit dhe të sindikatave strategjitë për tërheqjen e punëtorëve me aftësi profesionale nga jashtë Bashkimit Evropian, në kushtet kur vendi po përpiqet të zgjidhë çështjen e mungesës së profesionistëve të kualifikuar.

Merkel u tha gazetarëve se qasja e qeverisë së saj ndaj problemit do të ishte më shumë trajnime për gjermanët dhe tërheqja e më shumë njerëzve të kualifikuar nga vendet e tjera të BE-së.

Por, duke e ditur se vetëm kjo do të ishte e pamjaftueshme, Gjermanisë i duhet të sjellë punëtorë nga jashtë BE-së, tha ajo.

Për këtë, Gjermania do të duhet t’ua lehtësojë punëtorëve të kualifikuar marrjen e vizave për të filluar sa më shpejt në vendet e reja të punës. Ajo tha gjithashtu se duhet punuar që Gjermania të shihet si një vend tërheqës për t’u sistemuar.

“Nuk jemi ne të vetmit që kërkojmë punëtorë të kualifikuar në botë”, tha ajo. “Në këtë fushë ka një konkurrencë të madhe.”

Legjislacioni që do të hyjë në fuqi më 1 Mars do t’ua bëjë më të lehtë shtetasve jashtë BE-së të marrin viza për të punuar dhe për të kërkuar punë në Gjermani.

Lehtësitë që aplikohen aktualisht për të diplomuarit e universiteteve po zgjerohen tani tek emigrantët me kualifikime profesionale dhe njohuri të gjuhës gjermane.

Sektorë të tillë si teknologjia e informacionit dhe infermieria kanë nevojë për vende pune.

“Shumë kompani në Gjermani kërkojnë urgjentisht punëtorë të aftë, madje edhe në një kohë kur ekonomia është dobësuar”, thotë Eric Schweitzer, president i Shoqatës së Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Gjermane.

Për më shumë se gjysmën e kompanive, mungesa e punëtorëve të aftë është aktualisht rreziku më i madh për biznesin”.

Ingo Kramer, kreu i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, thotë se rreth 430,000 migrantë që erdhën si azilkërkues që nga viti 2015, tani janë në punë, kështu që nuk do të ishte e paarsyeshme të shpresohet që vendi të mund të punësojë të paktën 100,000 vende pune në vit, duke kërkuar në mënyrë aktive profesionistë nga jashtë.

“Procesi duhet të ecë shpejt, të mos jetë i gjatë dhe burokratik”, tha ai.

Ai shtoi se nëse Gjermania dëshiron që këta punëtorë të qëndrojnë, “është e rëndësishme që ata të ndjehen në Gjermani si në vendin e tyre”.

Sipas propozimeve që dolën nga takimi i së hënës, qeveria shpreson të rrisë përdorimin e portalit të saj informativ “Make it in Gjermany” (“Arrijeni suksesin në Gjermani”) për punëtorët e kualifikuar.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier tha se qeveria dhe grupet e biznesit kishin rënë dakord gjithashtu të krijojnë projekte pilot me disa vende, si India, Brazili dhe Vietnami.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas premtoi të rrisë aftësinë e ministrisë së tij për të përpunuar vizat dhe për të digjitalizuar procesin. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi: Regjistrohen 986 raste të reja dhe 19 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja. Ndërkohë, 19 persona...

Video/ Shkëputet masa gjigande e akullit në Antarktidë

Një ajsberg i madh që i afrohet madhësisë së Londrës së Madhe është shkëputur nga Antarktida, afër stacionit kërkimor Halley të Britanisë. Instrumentet sipërfaqësore në...

SHBA/ Gjykata gjobit me 65 milion dollarë rrjetin social Facebook, ja arsyeja

Një gjykatës federal ka aprovuar një gjobë prej 650 milion $ të një procesi gjyqësor mbi privatësinë kundër Facebook për pretendimin e përdorimit të...

Basha pyet qytetarët: Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Ndërrojini (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetin social, Facebook, ku i këshillon qytetarët që t'i ndërrojnë drejtuesit e tyre...

Ndryshimi i klimës, po bën që sezonet e alergjive të nisin më herët

Kokrrat e polenit nga bimët që lulëzojnë, fluturojnë zakonisht edhe qindra kilometra përmes erë. Tani duket se kriza e klimës e ka përshpejtuar udhëtimin...