Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kurti: Rrëzuan qeverinë sepse duan të copëtojnë territoret

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kurti: Rrëzuan qeverinë sepse duan të copëtojnë territoret

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rikujtuar punët e Qeverisë në muajt e parë. Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, ai shprehet se 6 tetori është data kur u bë ndarja nga e kaluara e dhimbshme dhe e ardhmja e ndritshme.

Kurti përmes një video-mesazhi shprehet më tej se qeveria u rrëzua, sepse synohet një marrëveshje e shpejtë për copëtimin e territoreve, gjë që sipas tij, nuk mund t’i bënin me këtë qeveri.

“Sigurisht edhe ditë e rezistencës për sistemin e vjetër, i cili i shërbente një pakice të shoqërisë. Edhe pse duket sikur ka kaluar shumë kohë, për mua ende është i freskët entuziazmi i madh 6 tetorit.

6 tetori është data kur e bëmë prerjen nga e kaluara e dhimbshme, drejt një të ardhme të ndritshme, prandaj nuk mund të kthehemi prapa. Unë kurrë nuk kam thënë që ndryshimi është i lehtë, por është i mundshëm. Por kundërshtarët që janë kundër ndryshimit, e kanë më të vështirë se ne. Unë nuk i kuptoj kundërshtarët për përpjekjet absurde, por i kuptoj për vështirësitë që kanë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qeveria u rrëzua, sepse duan një marrëveshje të shpejtë për gjendje të jashtëzakonshme e copëtim të territoreve.

“Ne ende nuk e dimë ç’ka ka në marrëveshjen me Listën Serbe. Të premten e pamë se si u nxor një dekret jo kushtetues. Unë e kuptoj presidentin ceremonial që punët ka dëshirë t’i mbarojë jashtë orarit e jashtë ligjit, ama këtë nuk mund ta pranojmë e as lejojmë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, kriza politike ishte e paarsyeshme dhe e panevojshme. “Te ne pamë se si disa aktorë në vend, në vend se të fokusoheshin në luftimin e përbashkët të pandemisë, luftuan kryeministrin. Një opozitë dhe një president që virusin nuk e shihnin si rrezik për qytetarët nga i cili duhet shapërtuar por si mundësi për vetën e tyre për të përfituar. Presidenti, opozita dhe partneri ynë i koalicionit u bënë bashkë, që krizës shëndetësore t’ia shtonin edhe një të tillë politike. Kriza politike ishte e paarsyeshme dhe e panevojshme”, ka thënë ai.

Kurti citoi se me të si kryeministër, nuk mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. “Ju duhet të jeni krenar, sepse po tregojmë se nuk na mungon dija as vullneti për ta bërë shtetin që duam. Këta muaj kanë qenë përplot me ngjarje, dhe ajo më e rënda ishte ajo me virusin korona. Ne po e menaxhonim mirë pandeminë, dhe po e zbatonim programin qeverisës. Qeveria nuk u rrëzua për shkak të mospunës së saj, por përpikërish për punën e mirë në luftën e korrupsionit. Me mua si kryeministër, nuk lejojmë shpalljen e panevojshme të gjendjes së pazakonshme. Covid19 nuk ishte zgjidhje e qytetarëve as qeverisë, por realitet që duhet të përballemi. Kriza e ka rënduar shumë ekonominë dhe tashmë atë po e ndjejmë”, ka thënë ai.

 

Tags: Albin Kurtikosoveqeveri

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq
Aktualitet

E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq

17:22 | 18/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë
Aktualitet

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Next Post
Turizmi në Francë merr një tjetër goditje, çfarë pritet të miratohet në Parlament

Turizmi në Francë merr një tjetër goditje, çfarë pritet të miratohet në Parlament

“Toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më”

“Toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më”

“Si të dal motra 51 vjeç në rrugë të madhe?”, përplasje e fortë me vëllanë

“Si të dal motra 51 vjeç në rrugë të madhe?”, përplasje e fortë me vëllanë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com