Kjo e martë ka shënuar një rritje të përgjithshme të valutave të huaja, duke nisur me Euron i cili është blerë sot me 123.4 lekë dhe është shitur me 124.1 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar gati 1 pikë brenda natës, teksa është blerë sot me 137.2 lekë dhe është shitur me 139 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka zhvlerësuar monedhën vendase, pasi blihet sot me 113.8 lekë dhe shitet me 115 lekë në raport me ditën e djeshme referuar tregut valutor.
Franga zvicerane është forcuar këtë të martë, pasi është blerë me 116.1 lekë dhe është shitur me 117.1 lekë krahasuar me ditën e hënë. / SCAN