Monedha europiane është këmbyer këtë të martë me po të njëjtat vlera sikurse një ditë më parë, duke u blerë me 125 lekë dhe shitur me 126.6 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar 1.4 pikë brenda natës, duke u blerë sot me 142.4 lekë dhe duke u shitur me 145.5 lekë sipas tregut valutor vendas.
Dollari amerikan ndërkaq ka fituar pikë në raport me një ditë më parë, duke u blerë sot me 114.4 lekë dhe duke u shitur me 116.3 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane është shfaqur e qëndrueshme këtë të martë, pasi blihet me 117 lekë dhe shitet me 120 lekë, njësoj sikurse një ditë më parë. /SCAN