E hënë, 6 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Një epidemi e panjohur në Shqipërinë e 1938, masat që u morën

Më të lexuarat

Zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi, nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta...

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia ka regjistruar sot një rënie të numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, në krahasim me një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të...

Koço Devole tregon si e bëri për të qarë Elvana Gjatën në film

Aktori Koço Devole ka treguar për eksperiencën e tij në filmin “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur në rolin e babait të këngëtares, Elvana...

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një person

Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Sipas News24, ngjarja...

Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, del bilanci i 24 orëve të fundit

Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese! Ministria e Shëndetësisë sapo ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit teksa njoftoi se 2 persona...

Dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Kroaci

Ditën e sotme në Kroaci janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ku rezultatet jozyrtare të Komisionit tregojnë se partia HDZ ka fituar 71 vende në Parlament...

Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” atasheun ushtarak italian

Presidenti Ilir Meta vlerësoi atasheun ushtarak italian, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Titulli në fjalë ishte me motivacionin: “Në vlerësim...

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe të infektuarve, reagon Rama

Javët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Së fundmi, ka reaguar...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Kriza e trefishtë që po trondit sot botën

Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dhe të përhapen edhe një herë në nivel global, duhet t’i shtohet edhe kriza e...

Nga: Kreshnik KUÇAJ

Në shekullin e kaluar, bota është goditur vazhdimisht nga epidemi e pandemi të ndryshme, të cilat padyshim që kanë prekur edhe Shqipërinë. Por ajo që duhet nënvizuar është se pasojat mbi Shqipërinë, për një arsye apo tjetër, nuk kanë qenë me pasoja fatale.

Por në shekullin e kaluar, Shqipëria është prekur nga një epidemi globale e emërtuar “Afta Epizootike” apo siç njihej sëmundja e këmbëve dhe gojës. Për herë të parë ky virus u zbulua në vitin 1897, por më pas u shfaq vazhdimisht në vende të ndryshme e vazhdon të shfaqet edhe në ditët e sotme. Virusi prek kafshët, kryesisht gjedhët dhe bagëtitë e imëta.

Për shkak se kafshët jetojnë në tufa, përhapja e tij është e shpejtë dhe shkakton përhapje të gjerë duke dëmtuar rëndë ekonominë blegtorale të vendit. Në raste të rralla janë konstatuar edhe kalime të virusit nga kafsha te njeriu.

Për epideminë e “Afta Epizootike” shkruan gjerësisht doktor Vasfi Samim në revistën Ekonomia Kombëtare të vitit 1939, ku shpjegon fazën e parë të përballjes së Shqipërisë me këtë virus.

Doktor Samim evidenton në artikull se Shqipëria ka pasur raste episodike të këtij virusi në përfundim të Luftës së Parë Botërore, rreth vitit 1918, kur në kohën e administrimit austro-hungarez të një pjese të Shqipërisë, u evidentuan raste sporadike të sëmundjes në Tiranë, Durrës e Kavajë.

Kafshët e importuara nga ushtria austro-hungareze që duheshin si për tërheqje, ashtu edhe për konsum, që ishin marrë nga vende të ndryshme të Ballkanit vlerësohet se kanë qenë shkaqet kryesore të përhapjes së epidemisë në atë kohë.

Si bujqit ashtu dhe blegtorët e vendeve malësore të prefekturave Kukës e Peshkopi, ashtu edhe fshatarët e Korçës dhe Gjirokastrës e vërtetojnë se në kohët e kaluara Afta Epizootike paska bërë mjaft dëme për kafshët dythundrake të këtyre zonave. Shkurt, 20 vjet e këtej asnjëherë kjo sëmundje nuk është parë në Shqipëri” shkruan Samim.

Nga ana tjetër, në vitin 1928, në Shqipëri ishte krijuar Shërbimi Veterinar dhe ishin bërë vazhdimisht kontrolle në bagëtitëqë ishin në vend pa konstatuar as edhe një rast të vetëm të kësaj sëmundje.

Duke iu referuar epidemisë së vitit 1938, doktor Samim shkruan se epidemia e fundit që e ka origjinën nga Afrika dhe që ka infektuar pas Francës, Anglinë, Gjermaninë e gjithë Europën e Mesme, në vitin 1938 arriti është në kufinjtë e Shqipërisë.

Për shkak të stadit zhvillimor Shqipëria ishte një vend me ekonomi të bazuar fort në pasurinë blegtorale. Ndaj edhe një sëmundje që godiste këtë sektor të ekonomisë nënkuptonte një gjunjëzim të saj dhe shumë problematika që rridhnin nga kjo. Kafshët dhe prodhimet e tyre përbënin 50-75 % të eksporteve të Shqipërisë në ato vite.

Në këtë mënyrë kuptohet lehtazi se në rast se do të hynte Afta në Shqipëri do të paralizohej pjesa më e madhe e tregtisë kombëtare. Një rrjedhim i rrezikshëm i këtij ndalimi do të shkaktonte rënien e çmimeve dhe dëmtimin e blegtorisë e të tregtarëve për mundimin e tyre. Në Shqipëri, lëvrimi i tokës dhe lëvizja e karrocave bëhej pothuajse 90 % me qerre dhe ardhja e kësaj sëmundje në Shqipëri do të sillte të fshatarët mungesën e fuqisë tërheqëse” shkruan më tej Samim.

Duke qenë se virusi nuk ekzistonte në Shqipëri, autoritetet lokale tregoheshin shumë të vëmendshme për ecurinë e sëmundjes në Europë dhe në shtetet e tjera kufitare, me qëllim parandalimin e rasteve të importuara.

Infektimi i Shqipërisë nga afta epizootike mund të bëhej vetëm nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia. Rreziku nga ana e Italisë konsiderohej i vogël sepse vendet nuk lidheshin me kufij tokësorë dhe Shqipëria nuk importonte kafshë dhe produkte shtazore nga Italia. Me Italinë, Shqipëria ishte vetëm eksportuese e prodhimeve.

Përsa i përket Jugosllavisë gjendja paraqitej krejt e ndryshme se Shqipëria kishte një kufi të gjatë në Veri dhe Verilindje me të.

Prefekturat e Shkodrës, Kukësit, Peshkopisë, Elbasanit dhe Korçës ishin afër me Jugosllavinë.

Në caktimin e kufijve politikë që nuk respektuan kufijtë etnikë të Shqipërisë, ishte krijuar edhe një situatë anormale. Një pjesë e konsiderueshme e fshatarëvenë zonat kufitare i kishin tokat e tyre dhe kullotat në anën tjetër të kufirit në Jugosllavi e kështu lëvizja kufitare konsiderohej si favorizuese për sjelljen e virusit në Shqipëri.

Në vitin 1934, Shqipëria dhe Jugosllavia kishin nënshkruar traktatin e trafikut të kufizuar që parashikonte lehtësira për fshatarët e zonave kufitare të cilët përmes një leje të posaçme 48 orëshe lejoheshin të shkonin në tokat e tyre për t’i punuar. Sipas këtij protokolli, fshatarët mund të merrnin me vete kafshët për t’i kullotur.

Lëvizja në kufijtë e 5 prefekturave bëhej me 9 sektorë dhe jepte liri deri në 30 kilometra thellësi dhe banorët e qindra fshatrave ishin në lëvizje e sipër.

Kështu pra kuptohet se afrimi i sëmundjes “Afta Epizootika”  në kufirin shqiptar e vuri blegtorinë shqiptare në një rrezik, atë të përhapjes në shkallë të madhe ndaj edhe qeveria  u interesua për ecurinë e kësaj epridemie në Europë dhe duke pasur një vëmendje të veçantë e të shtuar për Jugosllavinë.

Për të parën herë, Ministri i Ekonomisë Terenc Toçi duke paraparë rrezikun, sidomos me përhapjen e kësaj sëmundje në Hungari dhe me afrimin e saj në Jugosllavi, me datën 29 janar të vitit 1938 bëri një telegram qarkor që ishte apeli i parë zyrtar që iu bë të gjitha zyrave të veterinarisë së Mbretërisë shqiptare në të cilin kërkohej që të tregohej një kujdes i shtuar mbi këtë çështje dhe njëkohësisht urdhëronte kontrollin e të gjithë dythundrakëve në zonat kufitare.

Përfundimet e para në qarqe ishin të kënaqshme dhe nga hetimet rezultoi edhe një herë se Shqipëria ishte e pastër nga ‘afta epizootike’. Me datën 3 shkurt të vitit 1938 duke paraparë mundësinë e rrezikut,u bë edhe një qarkore tjetër në të gjitha prefekturat, bashkitë dhe doganat për rrezikun që kërcënonte blegtorinë e Europës dhe ndaj kërkohej kujdes i shtuar dhe bashkëpunim me administratën civile.

Sikurse shikohet nga këto dy apele zyrtare, ato kanë një datë më të vjetër se hyrja e aftës epizootike në Jugosllavi. Nga buletini zyrtar i botuar nga ministria e Bujqësisë se Beogradit, rezulton se ‘afta epizootike’ për herë të parë në Jugosllavi ka hyrë në 14 nëntor të vitit 1938 ku kishte infektuar fillimisht vetëm 11 ferma.

Në këtë mënyrë, shërbimi veterinar, ashtu edhe administrata shqiptare ndoqën hap pas hapi zhvillimin e sëmundjes në shtetin fqinj dhe në kohë morën masa mbrojtëse. Deri në këtë kohë, me gjithë se sëmundja kishte rrethuar 5 prefekturat shqiptare që kishin marrëdhënie kufitare, prapë se prapë nuk ishte në gjendje që të futej dhe të infektonte blegtorinë shqiptare” shkruan doktor Samim.

Karantina dhe masat shtrënguese

Në zbatimin e masave të rrepta të karantinimit të marra për bujqit e blegtorët nga veterinerët dhe ndihmësit e tyre si dhe nga xhandarmëria, sipas Samim, ka pasur shumë vuajtje.

Fshatarët duke u mbyllur me muaj kur u pa e nevojshme, brenda karantinës sëbashku me bagëtitë e tyre, vetë vuanin për bukë dhe kafshët për ushqim. Gjithashtu edhe veterinerët bashkë me ndihmësit e tyre në raste nevoje u mbyllën nëpër fshatrat e infektuar dhe asnjëhere nuk dolën nga karantina nga arsyeja që të mos bëheshin vetë shkak i përhapjes së sëmundjes dhe të mos jepnin mundësinë e përhapjes së saj.

Disa nga personeli i shërbimit veterinar duke shëtitur në zonat e tyre në male me borë patën shumë aksidente. Një gardian veterinar në prefekturën e Kukësit u gjend nga fshatarët i vdekur ndërsa shkonte nga njëri fshat në tjetrin për kontroll. Një infermier veterinar në mes të fortunës së borës humbi rrugën dhe kapërceu kufirin pa dashje kur u gjet nga autoritete kufitare të Jugosllavisë në rrezik vdekje.

Fshatarët e prefekturës së Peshkopisë në komunën Bllatë me qerret e tyre transportuan dru për zjarr pa shpërblim për të ndihmuar banorët e fshatit Blopçishtë që ishte infektuar nga sëmundja ‘afta epizootica’ dhe që ishte rrethuar prej një karantine të rreptë e që kishte mbetur pa dru në me të dimrit të madh. Tre nga të katërtat e personelit veterinar nga prefektura e Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Durrësit, Tiranës dhe  Elbasanit u dërguan në kufi dhe formuan një varg kontrolli shumë të fortë kundër kësaj sëmundje. Disa veterinerë me muaj jetuan në fshatra malore, me jetë shumë të ashpër dhe shumë primitive” shkruan më tej doktor Samim.

Mbyllja e kufinjve

Sëmundja me qenë se u përhap pak nga pak në Jugosllavi dhe vazhdoi një kohë të gjatë të zbriste nga veriu në jug, shërbimi veterinar shqiptar u detyrua bashkë me mbylljen e kufirit të ndalojë çdo lloj lëvzije njerzish dhe kafshësh në Jugosllavi.

Fillimisht u ndalua lëvizja e kafshëve dhe prodhimeve shtazore dhe kur u zgjerua shkalla e infeksionit u ndalua edhe lëvizja e njerëzve dhe komunikacioni i përgjithshëm.

Gjithashtu u ndalua edhe lëvizja e fshatarëve kufitarë. Nga ky ndalim i përgjithshëm i qarkullimit përjashtim bënin vetëm doktorët veterinarë, mamitë dhe nëpunësit zyrtarë. Me gjithë këtë, lëvizja e këtyre teknikëve bëhej me kontroll dhe me leje të posaçme të dhënë nga ministra e Ekonomisë.

Samim tregon se në çdo hyrje të automjeteve e të mjeteve të tjera të transportit bëhej dezinfektimi me antiseptikë si lëndë sode, lëng gëlqereje e kriolinë.

Në portat e kufirit ishte shtruar një shtrat i trashë gëlqereje dhe ishin vendosur edhe disa gropa me lëngje antiseptike me të cilat fshinin këmbët udhëtarët që lejoheshin të kalonin.

Refugjatët politikë ose rastet e jashtëzakonshme të pasagjereve që kalonin kufirin detyroheshin të ndërronin rrobat, këpucët dhe çorapet në kufi dhe të vishnin të reja. Këto rroba dhe sende mbahehin në kufi dhe më vonë pas dezinfektimit i riktheheshin përsëri pronarit.

Në disa vende u ngritën çadra karantinë ku bëheshin dezinfektime me lëngje të ngrohta sode, lëndëve që ishin të domosdoshme që të hynin brenda kufirit shqiptar. Mbyllja e kufirit në formë përfundimtare u bë pas një urdhëri telegrafik të kryeministrisë me 21 dhjetor 1938.

Lexo edhe :   Mbyllja e kufijve/ Manastirliu tregon se kur do ta bëjë BE vlerësimin tjetër
Lexo edhe :   Shtohen ndjeshëm fluturimet në Rinas, 28 destinacione të premten

Ky urdhër përmbante këto 5 pika kryesore:

1-Ndalohej krejtësisht lëvizja e njerëzve, kafshëve dhe lëndëve bujqësore të zonave ku ndodhej ‘afta epizootike’ dhe anuloheshin dhe sekuestroheshin të gjitha kartat e kufirit.

2-Ata që donin të shkonin në Jugosllavi ishin të lirë por nuk mund të ktheheshin pa mbaruar sëmundja.

3-Veterinerët shqiptarë autorizoheshin që të konsultonin me kolegët jugosllavë problemet teknike.

4-Kur ‘afta’ ishte larg, për veçimin e rrezikut mbyllej kufiri vetëm për kafshët dhe prodhimet shtazore. Njerëzit mund të lëviznin por duhet të kalojnë në një dezinfektim në kufi.

5-I gjithë personeli veterinar administrativ dhe xhandarmëria ishin të ngarkuar që të lajmëronin ministrin me telegram apo me telefon në rast se kishin dyshimin më të vogël.

Prefektët sipas këtij urdhëri hynin në marrëdhënie me kryetarin e grupit veterinar dhe caktonin edhe një herë hollërirat e masave që duheshin marrë në atë vend. Në fillim u mbyll kufiri i prefekturës së Kukësit, pastaj ai i Shkodrës dhe Peshkopisë, dhe në fund i prefekturës së Korçës.

Këto masa të rënda krijuan mjaft vështirësi. Udhëtarët ankoheshin, tregtarët protestonin  dhe fshatarët  e zonave kufitare dëmtoheshin. Qeveria shqiptare duke marrë parasysh rrezikun e përbashkët, dëmtimin e eksportimit blegtoral dhe sidomos të përhapjes së kësaj epidemie të tmerrshme në Shqipëri nuk u tërhoq dhe nuk i zbuti masat dhe nuk u shmang as nga ndihmat që ishin të domosdoshme në disa raste. Në jug dhe në zonën bregdetare masat nuk u ndërmorën. Vetëm në Portin e Durrësit u morën disa masa të lehta dezinfektimi të pasagjerëve që dilnin nga anijet duke qenë se në Itali sëmundja ishte përhapur në 55 prefektura dhe kishte mbërritur deri në Bari” shkruan Samim.

Për të dëshmuar rreptësinë me të cilën zbatoheshin masat e marra, doktori i njohur jep rastin e një importi të kafshëve nga Italia dhe protokollin shëndetësor që u ndoq në këtë rast. Ai përmend një kontratë që Instituti Zooteknik i Xhafzotajt kishte për të blerë në Foggia të Italisë 8 gomerë damazi.

Në fakt, në Foggia nuk ishin konstatuar raste të sëmundjes por gjithesi kafshët u dezinfektuan nga jashtë ndërsa kabinat me të cilat u transportuan u pastruar dhe kafshët u mbajtën 10 ditë në karantinë para se të nxirreshin për qëllimin e caktuar.

Për zbatimin e masave për një periudhë 6-7 mujore u mobilizuan dhe bashkëpunuan të gjitha autoritetet si rojet kufitare, xhandarmëria, doganat dhe administrata lokale.

Formimi i vargut të kontrollit në kufi

Kur u afrua në prefekturën e Kukësit epidemia, ministria e Ekonomisë Kombëtare me një urdhër telegrafik tërhoqi shumicën e nëpunësve veterinarë nga Shqipëria e Mesme e ajo Jugore duke i transferuar në veri-lindje. Kështu, në prefekturën e Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit që ishin larg rrezikut, mbeti shumë pak personel dhe u shtua në veri-lindje.

Çdo tekniku iu caktua një zonë përkatëse për monitorim, ku përfshiheshin nga 3-10 fshatra.

Tekniku kishte detyrë që të kontrollonte në mënyrë të vazhdueshme edhe të gjithë dythundrakët dhe t’u shpjegonte fshatarëve rrezikun e epidemisë. Çdo 24 orë ai duhej të bënte një raport që më pas i përcllej ministrisë.

Në këtë mënyrë, të gjitha kafshët që ishin në kufirin në verilindje të vendit kontrolloheshin rregullisht nga teknikët veterinarë. Në çdo prefekturë ishtë krijuar një grup i posaçëm “lufte” që drejtohej nga një kryetar.

Zona e Parë ishte në Shkodër e drejtuar nga doktor Masar Dervishi, shefi i veterinarise i diplomuar në Vienë.

Zona e dytë ishte në Kukës ku grupi kryesohej nga doktor Anton Kiçi, specialist sanitar veterinar, i diplomuar në Pisa dhe Bolonjaë.

Zona e tretë përfshinte Peshkopinë dhe drejtohej nga doktor Nuri Dino veteriner i qarkut të Durrësit, i diplomuar në Torino.

Zona e katërt ishte në Korçë dhe drejtohej nga doktor Xhavit Arifi, veterineri i asaj prefekture, i diplomuar në Tuluzë të Francës.

Formimi i zonave neutrale në kufi

Një nga frikërat më të mëdha ishte ajo e përhapjes së virusit përmes kontrabandës që bëhej në zonat kufitaree në kushtet e shtrëngimeve që ishin marrë.

Ndaj në kufi u tentua të krijoheshin ato që u emërtuan si zona neutrale. Të gjitha kafshët, sidomos dythundrakët, u detyruan që të largohen 1-3 kilometra brenda kufirit. Në këtë mënyrë formoheshin zonat neutrale pa asnjë kafshë në kufi. Kjo ishte në masë e rëndë duke qenë se kafshët e larguara nuk gjenin ushqim apo stalla ku të vendoseshin.

Këto masa u zbatuan më tepër në zonën e Shkodrës, Peshkopisë e Korçës por duke qenë se ishin të rënda nuk u zbatuan për shumë kohë.

Formimi i Këshillit të Posaçëm

Në qendrën e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare për studimin e gjendjes së epidemisë në Europë e në Shqipëri, për përcaktimin e planit të masave të ndryshme dhe për të marrë dijeni për metodat e reja të luftimit të sëmundjes u formua një Këshill Teknik i Posaçëm i përbërë nga drejtori i Veterinarisë, drejtori i Laboratorit Bakteriologjik,  drejtori i Institutit Zooteknik, nga veterineri i Thertores së Tiranës e me disa anëtarë të tjerë. Ky këshill bëri 5 mbledhje  kryesore dhe u kryesua disa herë nga zëvëndësministri Said Toptani.

Në këtë këshill u vendos me 30 dhjetor 1938 aplikimi i metodës “stamping out” në rastin e parë të shfaqjes së sëmundjes.

Në këtë këshill u vendos për metodat e reja profilaktike me vaksinën Voderman dhe u vendos aplikimi i 100 mijë dozave në kafshët e zonave kufitare në mënyrë që të formohej një zonë imune.

Megjithatë, edhe pse u bë ndërmjetësim nga legata shqiptare e Berlinit, nuk u mundësua sigurimi  këtyre vaksinave. 

Ndihma e qeverisë

Gjatë periudhës së karantinës, qeveria u angazhua për të furnizuar me ushqime banorët e zonave të bllokuara. Megjithatë, jo pak probleme u hasën në Peshkopi e Kukës  ku jo në pak raste, veç kafshëve, edhe banorët mbetën pa ushqim. Ndaj, sapo u konstatua një rënie e lehtë e fluksit të epidemisë, nisën të liroheshin masat shtrënguese ku u lejuan që të kalojnë dy herë në javë kamionët shqiptarë për në Jugosllavi me qëllim që të merrnin materialet e nevojshme.

Propaganda për sqarimin e opinionit publik

Me fillimin e luftës kundër epidemisë u shfaq nevoja që të sqarohej opinio publik. Fillmisht u publikuan fletushka të ilustruara që u shpërndanë në të gjitha fshatrat kufitarë. Në gazetat Drita, Shtypi, Korça, Jeta e Re, edhe në revistat Ekonomia Kombëtare e Java, u publikuan artikuj dhe informacione për sqarimin e popullatës dhe u kërkua bashkëpunimi i ngushtë i saj. Po ashtu, u mbajtën konferenca në Radion e Tiranës për informimin e publikut. Doktorët veterinarë dhe teknikët vartës në fshatra të ndryshme mbajtën konferenca praktike dhe dhanë këshillat e duhura për fshatarët. Në këtë mënyrë u vu në dijeni e gjithë popullata dhe u përgatit për mbrojtje e për luftimin e epidemisë.

“Rasti i parë”

Me 2 dhjetor të vitit 1938, ministria e Ekonomisë u lajmërua telegrafikisht nga zyra lokale mbi një rast të dyshuar të ‘aftës epizootike’ në fshatin Pobreg në Kukës. Ky rast me qenë se ishte i pari dhe paraqiste rëndësi të jashtëzakoshme për blegtorinë shqiptare solli mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve më të lartë shtetërore dhe atje shkuan zyrtarët më të lartë, përfshirë zëvëndësministri dhe drejtorët  e veterinarisë dhe zooteknikës. Pasi u vërtetua i ashtuquajturi ‘rasti i  parë’ i importuar nga Jugosllavia, u morën menjëherë masat dhe u aplikua metoda e asgjësimit të menjëhershëm.  Në këtë mënyrë, u therën dhe u groposën 85 krerë gjedhë të sëmurë e të dyshimtë.

Në mbështetje të vendimit të datës 26 nëntor 1938 të Këshillit Ministror, fshatarët pronarë të kafshëve të asgjësuara u shpërblyen sipas ligjit në fuqi.

Fshati Pobreg u rrethua me tre kordonë force teknike dhe xhandarmërie që të mos dilte e as të mos hynte askush në zonën e infektuar.

Po ashtu, u pezullua përdorimi i kartave të kufirit dhe u ndalua rreptësisht çdo lëvizje për Portat e Morinës, Qafë-Prushit (Letaj).

Një doktor veterinar, tre ndihmësa dhe 25 xhandarë qendruan vazhdimisht në Pobreg. Sipas kontrollit teknik dhe termik, u konstatua se sëmundja Afta u zhduk brenda 15 ditëve. Me gjithë këtë, fshati vijoi të qendrojë për një kohë të gjatë në karantinë, deri në muajin shkurt të vitit 1939.

Me 7 janar 1939, ‘afta epizootike’ u konstatua edhe një herë në prefekturën e Kukësit, në fshatin Lulzim apo Borje siç njihej ndryshe, pranë zones kufitare.

Në këtë vatër të dytë, sasia e kafshëve ishte mjaft e madhe dhe sëmundja paraqitej në formë të lehtë ndaj nuk u therën kafshët e sëmura apo të dyshimta por u aplikuan rreptësisht masat sanitare karantinë dhe dezinfektim.

Edhe në këtë fshat, me masat e marra sëmundja u zhduk dhe me 14  shkurt 1939 dhe u urdhërua heqja e karantinës.

Sikurse shihet, shkruan doktor Samim, koha e karantinës u zgjat më tepër se normat ndërkombëtare 15 ditore për shkak se dëshirohej mënjanimi i çdo rreziku eventual.

Në prefekturën e Peshkopisë

Qark komanda e vendit në bashkëpunim me teknikun veterinar njoftoi telegrafikisht me 5 janar të vitit 1929 hyrjen e sëmundjes në fshatin Kllopçishtë sërish në zonën kufitare.

Ardhja e sëmundjes në këtë rast ishte bërë përmes një qeni i cili kishte rrëmbyer mish të një kafshe të ngordhur në Jugosllavi.

Edhe këtë herë u zbatuan masa administrative si ndalimi i lëvizjes së njerëzve dhe kafshëve, ashtu sikurse edhe i prodhimeve bujqësore.

Po ashtu u bë dezinfektimi përkatës. Për shkak të vështirësive në lëvizje, kjo zonë u përball me probleme në furnizimin me ushqime për njerëzit dhe kafshët gjatë periudhës së karantinës. Karantina u hoq me datë 6 të muajit pasues.

Faza e parë e mbrojtjes nga kjo sëmundje zgjati 14 muaj. Doktor Samim evidenton në fund të artikullit të tij se fazae dytë paraqitej më e vështirë. Megjithatë, masat e marra në këtë periudhë duhet thënë se frenuan përhapjen e sëmundjes dhe e vendosën atë në kontroll. Në vitet e mëvonshme kjo sëmundje ka qenë prezente në vendin tonë, por jo në përmasa të mëdha sa të dëmtojë ekonomikë blegtorale të vendit. /memorie.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Mësoni si do të jetë moti për sot

Territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë orëve të para të ditës. Por parashikohet që vranësirat të shtohen në zonat...

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një person

Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Sipas News24, ngjarja...

Tensione në Azi/ Aeroplanmbajtëset e SHBA bëjnë manovra në Detin e Kinës së Jugut

Marina e SHBA njofton se dy aeroplanmbajtëse amerikane po zhvillojnë manovra në Detin e Kinës së Jugut, një hapësirë ujore që është bërë objekt...

Dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Kroaci

Ditën e sotme në Kroaci janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ku rezultatet jozyrtare të Komisionit tregojnë se partia HDZ ka fituar 71 vende në Parlament...

Trump: Vaksina e koronavirusit do të dalë para fundvitit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaron se vaksina ndaj koronavirusit do të jetë gati përpara fundvitit. “Dua të dërgoj falënderimet tona për shkencëtarët dhe studiuesit...