Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur vjedhja e një tanku, rrezikoi një luftë bërthamore mes Kinës e Bashkimit Sovjetik

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT, W-Instant
Kur vjedhja e një tanku, rrezikoi një luftë bërthamore mes Kinës e Bashkimit Sovjetik

Nëse qytetarët e zakonshëm, do të dinin historitë e vërteta që fshihen pas vendeve që përfshihen në mosmarrëveshje politike – Amerika, Kina, Rusia, India dhe shumë të tjerë – askënd nga ne nuk do të mund ta zinte gjumi të qetë.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për armatime bërthamore, kalime kufitare, sanksione apo një mori temash të tjera, qeveritë konfliktohen më seriozisht dhe në një mënyrë më të rrezikshme, nga sa mund ta perceptojnë shumica prej nesh.

Të gjitha këto lloj mosmarrëveshjesh, kanë vazhduar ndër breza, dhe pavarësisht se kush është fajtor për to, një gjë mbetet konstante: pasojat i vuan popull i një vendi, dhe jo politikanët që tërheqin “fijet” nga lart. Kur kombet kanë një ideologji politike të njëjtë, ato kanë zakonisht mundësi të shmangin konfliktet në format e tyre më të këqija, pavarësisht nëse janë vendet kapitaliste si Amerika, Kanada, Britania etj, apo komuniste si Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Kur Rusia dhe Kina nënshkruan Traktatin e Pekinit të vitit 1900, ato arritën që të kenë një raport pak a shumë të mirë mes tyre. Kjo deri në vitin 1956, kur në pushtet erdhi Nikita Hrushov, që gati sa nuk solli një konflikt bërthamor mes 2 vendeve.

Traktati i 1990-ës, i kishte dhënë Moskës një pjesë të Mançurisë dhe disa zona të tjera kufitare me Kinën. Por për sa kohë që të dyja vendet ishin komuniste në parim dhe praktikë, nacionalistët kinezë të pakënaqur nga traktati, u injoruan nga Pekini.

Por ngjitja në pushtet e Hrushovit ndryshoi gjithçka. Ai ndërmori shumë reforma, dhe e etiketoi Stalinin si një “përbindësh”. Udhëheqësi i Kinës, Mao Ce Dun u ndje i rrezikuar nga kjo qasje. Ndaj raportet mes Moskës dhe Pekinit nisën të përkeqësohen me shpejtësi.

Në fillim Mao u distancua nga Hrushovi, dhe nisi të flirtojë me në Perëndim. Dhe kur Hrushovi kërkoi lejimin e radiostacioneve sovjetike përgjatë kufijve të Kinës për të ndihmuar ndërlidhjen e nëndetëseve të marinës sovjetike, Mao ra në parim dakord, edhe pse kishte dyshime të forta.

Kushti që ai vuri për këtë marrëveshje, ishte që Kina të lejohej të pajisej me armë bërthamore.

Por kur Kriza e Raketave Kubane në vitin 1962, e nxiti Kinën të pushtonte rajonin Aksai-Chin në Indi, Bashkimi Sovjetik u rreshtua në krah të Indisë. Më pas Hrushovi hoqi raketat e tij bërthamore nga Kuba, dhe marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë, arritën në pikën më të ulët historike.

Mao i shfrytëzoi tensionet si një justifikim për të hapur diskutime rreth Traktatit të Pekinit, të cilin e cilësonte të padrejtë. Mosmarrëveshja kryesore ishte fokusuar tek 52.000 km2, një territor i kontrolluar nga sovjetikë në Pamir, një zonë që shtrihej midis rajonit kinez të Xinjiangut dhe Republikës Sovjetike të Taxhikistanit.

Mao dëshironte që rajonet e përfshira në traktat t’i ktheheshin Kinës. Dhe disa muaj më vonë, e ofendoi Hrushovin me disa shaka pa kripë gjatë një fjalim publik. Bisedimet u ndërprenë, dhe situata në kufi u tensionua.

Rusia kishte teknologji ushtarake superiore, por popullsia shumë me e madhe e Kinës garantoi një furnizim pothuajse të pashtershëm të ushtarëve të armatosur. Sovjetikët e dinin që nuk mund të përdorin armë bërthamore pa e dëmtuar rëndë territorin e tyre. Por Mao nuk ishte i bindur se shkatërrimi do të ishte aq i madh. Kështu që ai testoi një armë bërthamore në vitin 1964.

Të dyja palët nisën të akuzonin tjetra-tjetrën se po vepronin në mënyrë çnjerëzore. Asnjëra palë nuk dëshironte të shihej si më e dobët, por asnjëra nuk e dëshironte një luftë bërthamore.

Për ta shmangur përplasjen e armatosur, kur rusët i pajisën rojet e tyre kufitare me nga një shkop të madh, kinezët pajisën ushtarët e tyre me shkopinj më të mëdhenj.

Përplasja nisi të shfaqje si një version moderne i një përleshje sportistësh mesjetarë. Madje në disa raste palët kundërshtonin njëri-tjetrin edhe me duke përdorur ujin. Por situara ndryshoi më 2 mars 1969, kur kinezët vranë dhjetëra roje sovjetike në ishullin Zhenbao.

Sipas burimeve kineze, sovjetikët pësuan 58 të vdekur dhe 94 të plagosur, ndërsa vetë kinezët patën vetëm 29 të vdekur. Sovjetikët jepnin shifra të kundërta:248 ushtarë kinezë të vrarë në ishull, ndërsa ata vetë humbën 32 roje kufitare, dhe 14 të tjerë u plagosën.

Moska dërgoi 4 tanke T-62, më të rinjtë dhe më të përparuarit e kohës, për të kapërcyer lumin dhe për të pushtuar ishullin. Kur njëri ra mbi 1 minë tokësore, 3 të tjerët u tërhoqën me shpejtësi. Kinezët donin me patjetër tankun sovjetik për t’i vjedhur sekretet e projektimit. Pas disa përpjekjesh, arritën ta marrin megjithëse ai ishte dëmtuar shumë.

Tanku u dërgua menjëherë në një fabrikë tankesh në Lishuen. Të tërbuar sovjetikët, dërguan një sabotator që të hidhte në erë tërë fabrikën. Por ai u kap para se të vepronte, dhe u ekzekutua në vend. Tanku T-62, ishte vetëm një simbol i këmbënguljes kineze, por nuk bëri asgjë për të anuar ekuilibrin e focës në favor të Kinës.

Gjithsesi, ai gjest arriti diçka shumë të rëndësishme:e bëri Maon të kuptojë se duhet të hidhte sytë nga Perëndimi. Kjo çoi drejtpërdrejt në një shkrirje të marrëdhënieve amerikano-kineze, dhe në vizitën historike të presidentit amerikan Riçard Nikson në vitin 1972, e cila i dha fund 25 vjet marrëdhënieve të ndërprera midis 2 vendeve.

Në një farë mënyre, vjedhja e tankut nga Kina, kontribuoi ndjeshëm në vetëdijen e Kryetarit Mao se ishte koha për të “ngrohur” marrëdhëniet e kombit të tij me Amerikën. Uashingtoni nga ana e tij e mirëpriti sfidën që Pekini i bëri rivales së saj të egër Moskës. Edhe pse ishulli Zhenbao iu kthye në Kinës në vitin 1991, të dyja vendet arritën që të bien dakord zyrtarisht vetëm në vitin 2003 për kufijtë midis tyre.

TIRANA TODAY

Tags: AmerikaIndiakinarusiatank

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Lukaku: Adhuroj Lautaron, Brozovic duket si aktor filmash porno

Lukaku: Adhuroj Lautaron, Brozovic duket si aktor filmash porno

Përkeqësohet situata, 21 raste të reja në Shqipëri

Përkeqësohet situata, 21 raste të reja në Shqipëri

Dorëhiqet ministri i Brendshëm, çfarë po ndodh në Turqi

Dorëhiqet ministri i Brendshëm, çfarë po ndodh në Turqi

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com