Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur qeshni me Gentin, mos uroni Facebookun, por Ramën

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur qeshni me Gentin, mos uroni Facebookun, por Ramën

Nga Andi Bushati

Kur Edi Rama vendosi të emëronte Gent Cakajn si simbolin e anonimatit të një kabineti anonimësh, shumë zëra opozitarë, media pranë tyre dhe një valë komentesh në rrjetet socale shpërthyen me një furi ironish, sarkazmash dhe talljesh për ministrin e ri nga Prishtina.

Në mënyrë të çuditshme ato i’u mbivendosën edhe akuzave të rënda, se ky djalosh ishte pilotuar në atë post, për të realizuar axhendën okulte të copëtimit të Kosovës dhe hapjen e « kutisë së Pandorës » në Ballkan.

Paradoksalisht, kandidati i ri për ministër të jashtëm më shumë sesa një politikan që mund të bënte keq, u portretizua si një personazh që mund të shkaktonte të qeshura.

Për këdo që është i ftohtë në gjykim dhe i pa ngërkuar me gërmërjen lokale të politikës së Tiranës, këto paragjykime dukeshin të eksagjeruara.

Me përjashtim të faktit se Cakaj, ishte katapultuar në qeveri duke nëpërkëmbur parimin e meritokracisë, as shkollimi, as mënyra e të folurit dhe as ato pak paraqitje televizive që pati bërë, nuk e justifikonin këtë qesharakëzim.

Shumë kush as nuk e pranoi, as nuk e justifikoi atë, i ndihmuar edhe nga propaganda e kryeministrit për kastën e konsumuar që ka frikë në rrjedhja e gjakut të ri në politikë.

Por sot, kur Gent Cakaj ka kryer « aksionet » e para publike, mund të thuhet pa frikë se ai po i përshtatet plotësisht steriotipit më të keq që u krijua për të.

Askush nuk është në gjendje të kuptojë se si dikush me një lloj respekti për veten, mund të pranojë të dalë në tribunën e ministrit të jashtëm për të thënë se ka shkarkuar 20 vetë nga puna (përfshirë këtu edhe shoferin e ambasadës tonë në Bullgari që i kushtuakërka shumë buxhetit të shtetit).

Askush nuk mund ta imagjinojë që ai që presupozohet të na flasë për strategjinë gjeopolitike të Shqipërisë, për perspektivën e integrimit, për aleancat dhe rreziqet e dekadave të ardhshme, merr pozat e një polici që shkul targat e makinave të konsujve të nderit.

Për më tepër, askush nuk mund t’a perceptojë, se si një njeri me integritet, mund të pranojë të bëjë lolon e Edi Ramës dhe t’u kumtojë shqiptarëve se raporti i zi i departamentit të shtetit për trafikun e drogës dhe krimin, ishte pozitiv për arritjet e qeverisë shqiptare.

Natyrisht, nuk ka diskutim se këtë rol qesharak atij ia ka ngarkuar regjizori Edi Rama.

Masat për heqjen e targave CD i’u ngjajnë ngrefosjeve populiste të Saimir Tahirit për të gjobitur makinat e deputetëve, në të njëjtën kohë që Shqipëria mbillej e tëra me kanabis.

Kthimi përmbys i raportit amerikan, është pjesë e psikozës së kryeministrit për të mos pranuar asnjë fakt që nuk i shkon për shtat.

Por, këtu pyetja nuk është se kush ka dhënë urdhërin. Tashmë të gjithë e dinë se si funksionon kabineti i anonimëve të rilindjes.

Këtu dilema shtrohet se si është e mundur që Gent Cakaj u identifikua kaq shpejt me steriotipin qesharak që kritikët dhe kundërshtarët vizatuan për të?

Si i zhgënjeu ai në mënyrë të rrufeshme të gjithë ata që e konsideruan të papranueshëm dhe të turpshëm stigmatizimin fillestar që i’u bë?

E në këtë pikë ai nuk është fajtori i vetëm. Si karakteri po ashtu dhe mungesa e tij e eksperiencës, janë po aq pak përgjegjës sa dhe të gjithë ata që fillimisht e tallën e ironizuan dhe e përqeshën në mënyrë të pa drejtë.

Sepse për imazhin publik që Caka ka krijuar tashmë duhet drejtuar gishti mbi Edi Ramën. Qe ai që e shndëroi në kllounin e farsave populiste dhe zëdhënësin e manipulimeve të paturpshme. Qe ai, që duke e vënë të aktrojë në tre dajle publike rresht e shndërroi Gentin në një figurë komike. Prandaj kur qeshni me Cakajn, mos ia dini për nder Facebookut, por kryeministrin./ Lapsi.al

Tags: analizaANDI BUSHATIfacebookGent Cakajkur qeshnirama

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Bllokohen mallrat kineze në doganën e Durrësit, do shiteshin si “firmato”

Bllokohen mallrat kineze në doganën e Durrësit, do shiteshin si "firmato"

Megaoperacion në Kurbin, në pranga 5 persona. Sekuestrohen kokainë, kanabis, shotgun dhe…

Megaoperacion në Kurbin, në pranga 5 persona. Sekuestrohen kokainë, kanabis, shotgun dhe...

“Shëmtirë dhe kafshë”, Roza Lati zihet me ndjekësen në Instagram (video)

"Shëmtirë dhe kafshë", Roza Lati zihet me ndjekësen në Instagram (video)







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

by mirseda
12:05 | 15/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Florian Binaj, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje të cilat nuk u...

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

11:01 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com