Një kontenier me mallra të falsifikuar, i cili vinte nga Kina, është bllokuar sot në Doganën e Durrësit.
Mësohet se produktet që transportoheshin ishin syze të markave të ndryshme, çanta dhe portofola.
Burime nga Porti i Durrësit bëjnë me dije se këto mallra ishin të kopje të falsifikuara të firmave të mëdha botërore dhe do të hynin në tregun tonë si origjinale, ndërsa në deklarime janë emërtuar si mallra të thjeshtë, pa marka.