Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kur politikanët thërrasin “populli” zakonisht nuk është shenjë e mirë

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

“Populli” ka qenë një nga thirrjet më të preferuara të atyre që janë në ose në ndjekje të pushtetit, por edhe një nga më të abuzuarat. Mund të përmendim këtu faktin se asnjë shtet nuk ka qenë aq jodemokratik apo jopopullor sa Republika ‘Popullore Demokratike’ e Koresë. Gjithashtu, Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës i ka kushtuar më shumë vëmendje ‘çlirimit’ të pasurive të vendit në llogaritë e huaja bankare të udhëheqësve të saj sesa zhdukjes së varfërisë tek vetë populli.

Referencat për “popullin” janë një term standard në fjalimet politike. Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i pëlqen të përmendi gjithnjë në fjalimet e tij ‘mandatin e popullit’ dhe përgjegjësinë që ky term përfshin. Kjo është diçka e mirë por rreziku lind kur “populli” armatoset kundër një armiku të supozuar.

Por kjo lloj tendence nuk ndodh vetëm tek udhëheqësit, kujtojmë këtu rastin e princeshës Diana, e cila dëshironte të ishte “mbretëresha e zemrave të njerëzve”, çka ​​nënkuptonte një kontrast me burrin e saj jo të zakonshëm, i cili kërkonte zemrën e askujt tjetër përveç asaj të të dashurës së tij Camilla.

Por me rritjen e populizmit, taktika po përhapet bindshëm edhe midis politikanëve. Ndonjëherë armiku është i huaj, përmendim këtu momentin kur Hugo Chavez, demagogu i ndjerë i Venezuelës, i bëri thirrje popullit t’i rezistojë “perandorisë” së George W. Bush i cili ishte jopopullor në të gjithë botën, duke qenë kështu një objektiv shumë i përshtatshëm. Presidenti i sotëm i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador (amlo), duke mos dashur të antagonizojë fqinjin e tij verior, preferon termin “mafia e pushtetit”. Ndonjëherë është një pakicë fetare, siç janë myslimanët, të cilët janë përjashtuar qartë nga suksesi i partisë në pushtet të Bharatiya Janata në Indi, e cila ka nxitur në popull një dëshirë për një rilindje të mirëfilltë kulturore indiane. Secili prej këtyre armiqve mund të përdoret për të tërhequr mbështetjen e popullit për një politikan në vështirësi.

Por objektivi i tyre janë zakonisht institucionet që qëndrojnë në rrugën e politikanëve, veçanërisht legjislatura, gjykatat dhe media. Këto lloj ‘pengesash’ apo ekuilibrash janë thelbësore për funksionimin e duhur të një demokracie, por, në mënyrë të pashmangshme, janë të papërshtatshme për presidentët dhe kryeministrat që nuk janë shumë transparent në lidhje me mjetet që përdorin për të arritur qëllimet e tyre. Presidenti Donald Trump i është referuar mediave si “armiq të popullit”; Partia qeverisëse e Polonisë justifikon sulmet e saj ndaj sistemit juridik dhe opozitës duke iu referuar lidhjes së saj me narodin; Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, e ka vendosur veten si mbrojtës të vullnetit të “popullit” kundër atyre në Parlament dhe në gjykata të cilët po ndalojnë Britaninë të largohet nga Bashkimi Europian pa marrëveshje.

Në momentin që një politikan i ka përkufizuar ata që e zgjodhën atë si “popull”, atëherë ai mishëron vullnetin e tyre dhe për të bëhet shumë e thjeshtë të bind të gjithë, se ata që ai përcakton si armiq janë edhe të popullit. Pasi deputetët polakë kërkuan një hetim të qeverisë së tyre nga Bashkimi Europian, Kryeministri, Jaroslaw Kaczynski, i quajti ata tradhtarë. Johnson e quan një ligj të krijuar për të shmangur largimin kaotik nga BE si “Akti i Dorëzimit” dhe akuzon mbështetësit e tij për “komplot”. Trump bën të ditur se “ajo që po ndodh nuk është një impeachment, por një COUP, që synon të heqë Fuqinë e Popullit, VOTËN e tyre, Liritë e tyre, Amendamentin e tyre të Dytë, Fenë, Ushtrinë, Murin kufitar dhe Zotin e tyre” të dhëna si të drejta të ligjshme çdo qytetari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! ”

Nëse “populli” pengohet nga gjykatat ose parlamenti, ai mund të shtyhet drejt veprimeve antikushtetuese. Kjo është ajo që disa britanikë menduan se kryetari i Partisë Konservatore nënkuptonte teksa u shpreh se, nëse Brexit refuzohet, atëherë ata “do të kërkonin mënyra të tjera për të filluar ndryshimin”. Kjo është gjithashtu ajo që disa amerikanë menduan kur Trump riktheu në vëmendje paralajmërimin e një pastori se impeachment do të “shkaktonte një Luftë Civile si thyerje në këtë Komb”.

Nëse “populli” e merr vetë situatën në dorë atëherë për çfarë do të shërbente një president? Në një konferencë të fundit për shtyp, deklaroi: “Unë besoj se jo vetëm që jeni gazetarë të mirë, por jeni edhe shumë të kujdesshëm … Dhe nëse e kapërceni vijën, ju e dini se çfarë ndodh, apo jo? Por nuk jam unë, por populli. ”Ai nuk specifikoi se çfarë mund të bënte populli, por punonjësit e mediave në Meksikë i dinë mirë rreziqet pasi bilanci për këtë vit është: 12 gazetarë të vrarë deri më tani.

Votuesit duhet të mbajnë sytë e vesh hapur për këtë frazë të rrezikshme, pasi dikush që mund të shprehet kështu nuk është një demokrat por një njeri i rrezikshëm dhe tiran. (TheEconomist)

Tags: bepopulistetpopulliTrump

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në duart e Holandës

Çfarë kishte paralajmëruar Kadri Veseli në rast se Albin Kurti do të fitonte?

Vettingu/ Kandidati i SPAK me probleme, ja çfarë konstatoi KPK-ja







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com