Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kundërzbulimi amerikan: Rusia, Kina, Irani po përpiqen të influencojnë zgjedhjet

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kundërzbulimi amerikan: Rusia, Kina, Irani po përpiqen të influencojnë zgjedhjet

Drejtori amerikan i kundërzbulimit ka shprehur shqetësim për ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani në zgjedhjet e 2020s.

Zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Kina shpreson që Presidenti Donald Trump do të humbasë zgjedhjet, Rusia po përpiqet të dëmtojë imazhin e demokratit Joe Biden, ndërsa Irani po përpiqet të minojë institucionet demokratike, tha përmes një deklarate Bill Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit.

Në deklaratë, zoti Evanina ofron analizën më të fundit të shërbimeve të zbulimit për kërcënimet ndaj zgjedhjeve të nëntorit.

“Shumë aktorë të huaj preferojnë njërin ose tjetrin kandidat dhe këtë e kanë shprehur në komunikime të fshehta, ose të hapura si dhe në akte influencuese,” tha zoti Evanina. “Ne jemi kryesisht të shqetësuar me aktivitetet e mundshme të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.

Kina e konsideron Presidentin Trump “të paparashikueshëm” dhe nuk do rizgjedhjen e tij, tha zoti Evanina. Kina ka zgjeruar përpjekjet e influencës para zgjedhjeve, duke u munduar të ndikojë tek politikat amerikane dhe t’u bëjë presion figurave që i konsideron si kundërshtare të Pekinit, tha zyrtari amerikan.

“Megjithëse Kina do të vazhdojë të peshojë përfitimet dhe rreziqet e veprimeve agresive, publikisht retorika e saj është bërë më kritike ndaj administratës aktuale në lidhje me reagimin ndaj COVID-19, mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston si dhe akte të tjera,” shkruan në deklaratë zoti Evanina.

Për sa i përket Rusisë, zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Moska po përpiqet të “denigrojë” zotin Biden dhe përkrahësit e tij që i shikon si anti-rusë. Zoti Evanina tha se kritikat ndaj zotit Biden duket se burojnë që nga koha kur ai ishte nënpresident, lidhur me politikat e tij ndaj Ukrainës dhe kundërshtimin e tij ndaj politikave të brendshme të Presidentit Putin.

Zoti Evanina veçoi ligjvënësin ukrainas pro-rus Andriy Derkach, duke e akuzuar se po përhap “pretendime për korrupsion” dhe po publikon tekste të telefonatave të përgjuara në përpjekje për të minuar zotin Biden dhe demokratët.

Po ashtu, ai paralajmëroi se ashtu si në fushatën e 2016, kur shërbimet e zbulimit arritën në përfundimin se Rusia u përpoq të ndihmonte fushatën e zotit Trump përballë rivales Hillary Clinton, ka prova se agjentët rusë po mbështesin Presidentin Trump.

“Disa aktorë që kanë lidhje me Kremlinin po përpiqen të ndihmojnë kandidaturën e zotit Trump përmes medias sociale dhe televizionit rus,” tha zoti Evanina.

Sipas analizës së zotit Evanina, Irani përpiqet të minojë institucionet demokratike amerikane si dhe të përçajë Amerikën para zgjedhjeve.

“Përpjekjet e Iranit në këtë drejtim përqëndrohen në aktivitetet online, si përhapja e dizinformimit përmes internetit, në median sociale dhe përhapja e materialeve nga palë të tjera anti-amerikane,” shkruan zoti Evanina.

“Teherani niset pjesërisht nga bindja se nëse rizgjidhet Presidenti Trump do të vazhdojë presioni amerikan ndaj Iranit në përpjekje për të nxitur ndryshim regjimi në këtë vend,” shkruan drejtori i kundërzbulimit amerikan, Bill Evanina.

Shtëpia e Bardhë reagoi të premten duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë ndërhyrje në procesin zgjedhor amerikan. Përmes një deklarate, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Ullyot, tha se qeveria amerikane është gati për t’iu përgjigjur kërcënimeve duke përdorur të gjitha instrumentet e fuqisë kombëtare.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë gurëthemeli i demokracisë amerikane. Presidenti Trump dhe administrata e tij vazhdojnë të demonstrojnë një angazhim të vazhdueshëm për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve,” shkruan zoti Ullyot, pas deklaratës së shefit të kundërzbulimit amerikan, Bill Evanina./VOA

Tags: influencojneIranikinarusiaZgjedhjet

TË LIDHURA

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet
Bota

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur
Bota

Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

20:40 | 15/11/2025
OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza
Bota

OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

20:36 | 15/11/2025
Next Post
Mediat spanjolle: Messi ‘imun’ ndaj virusit, fle në dyshek anti-koronavirus

Mediat spanjolle: Messi ‘imun’ ndaj virusit, fle në dyshek anti-koronavirus

ZYRTARE/ Sarri nuk është më trajneri i Juventusit

ZYRTARE/ Sarri nuk është më trajneri i Juventusit

Kosovë/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në 24 orët e fundit

Kosovë/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com