E diel, 20 Shtator, 2020
19 C
Tirana

Kosovë/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në 24 orët e fundit

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vetvrasjet te ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika u bën thirrje mjekëve shqiptarë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai u ndal te rastet e...

Greqi: Cikloni ‘Ianos’ shkakton viktimën e parë

Greqia po përjeton një tmerr të vërtetë teksa është goditur nga cikloni 'Ianos', i cili ka shkaktuar edhe viktimën e parë. Sipas mediave greke, bëhet...

Situata nga koronavirusi në Kosovë është rënduar ndjeshëm, në krahasim me bilancin e një dite më parë.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 190 raste të reja, 9 më shumë se dje. Kështu shkon në 10,059 numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend.

Ndërkohë ka pasur një katërfishim të numrit të viktimave në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 viktima në krahasim me 3 viktima që u regjistruan dje.

Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 315 viktima nga koronavirusi.

Deklarata e plotë:

197 TË SHËRUAR DHE 190 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej443mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 190raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.059raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.067.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!

Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Lexo edhe :   SHBA/ Të shtëna në Rochester, dy viktima e 14 të plagosur
Lexo edhe :   Vranësirat nuk ndalin pushuesit të vizitojnë bregdetin, 7 mijë pushues kalojnë në Morinë

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qyteti i origjinës së pandemisë rihap diskot pa kufizime

Wuhan, qyteti i njohur ndryshe si origjina e pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të hapë diskotekat pa kufizime. Sipas mediave të huaja, qyteti me 11...

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në...

Cikloni i rrezikshëm mbërrin edhe në ishullin e Kretës

Cikloni “Ianos” ka mbërritur edhe në ishullin e Kretës tashmë. Sipas mediave greke, stuhia ka prekur më së shumti anën perëndimore të ishullit. Shumë zona...

Mali i Zi/ Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Zdravko Krivokapiç do të jetë në krye të qeverisë së re të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja, “Novosti”, e cila ka...

SHBA/ Të shtëna në Rochester, dy viktima e 14 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Rochester, SHBA. Lagjja...