Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ku ndryshon marsi 1997, me marsin e 2020

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ku ndryshon marsi 1997, me marsin e 2020

Nga: Artur Ajazi

Gjithmonë kur vjen muaji mars, politika e vjetëruar “ngatërron” pa dashje numrat e viteve. I kujtohet 1997, i kujtohet vetshkatërrimi i shtetit, i kujtohet vjedhja e parave të shqiptarëve, i kujtohet vrasja e mbi 5 mijë personave të pafajshëm nga armët e depove të braktisura, i kujtohet vala e krimeve që ka mbi 23 vjet që vesh me të zeza nuset dhe nënat.

Dhe ja marsi po troket sërish, dhe hileja është që në këtë muaj thonë se “bëhen revolucionet”. Kjo padyshim është ide gjeniale e Doktorit, dhe pak e Metës. Sa për Lulzimin, ai është në autobus, dhe po merret me “sqarimin” e popullit, rreth asaj që do të bëjë kur të marrë një ditë, ndoshta …..pushtetin.

Por pse e la pikërisht në 2 mars, tubimin në oborrin e Presidencës kryetari aktual i shtetit, ndoshta për tu paraqitur shquparëve dhe lësëistëve aktin “themeltar” të dorëheqjes, apo për tu dhënë atyre “sihariqin” se “tash e tutje do të jem unë drejtuesi dhe komandanti suprem i opozitës së vjetër”. Në të dyja variantet, nuk kishte pse të zgjidhte datën 2 mars, por gjithsesi thuhet se “propozimin” e ka bërë Doktori i tij.

Kjo pasi, marsin ai e ka me “ogur”, dhe nuk i shqitet nga memorja ajo që ka ngjarë në marsin e 1997. U thye në mes shteti, u braktisën institucionet, burgjet, bankat, depot dhe kazermat e ushtrisë, u shkri gjithçka që ishte bitisur, u vodhën miliona dollarë kursimet e shqiptarëve, dhe më kryesorja, vendi u fut në vëllavrasje.

Ndaj mendoj se marsi 1997 dhe marsi 2020, ngjasin nga emri i të njëjtit muaj, po nuk ka shanse që Doktori dhe Meta të rikthejnë edhe njëherë vitin e qametit. Ndoshta 2 marsi me gjasë, do të jetë fundi i të dyve, ndoshta me gjasë 2 marsi do të jetë turpi i të dyve, por një gjë është e sigurtë, bashkë me ata do të largohet edhe Lulzimi, pasi Doktori, Partinë Demokratike nuk mund ta lërë në duar të pasigurta. Dhe varianti më i mirë mbetet katapultimi në krye të PD, i një prej të vetëve. Por edhe kjo mbetet për tu parë, pasi shumë fjalë oborresh po qarkullojnë këto 2-3 ditë në SHQUP.

Madje thuhet se Doktori u ka dhënë afat 24 orë pas 2 marsit të “vetëve” për të marrë në dorë fatet e PD dhe rrëzuar me çdo kusht Ramën nga pushteti. Pavarsisht se kryetari në detyrë i shtetit, ka kohë që mendon, reagon dhe vepron ndryshe nga çka do të ishte një homologu i tij në Europë, pavarësisht se ka afro 1 vit, që ecën kuturru, vepron kuturru, dhe paranjofton Parlamentin dhe kryeministrin se “do ta shihni Ilir Metën e vërtetë”, nuk e mendoja se do të arrinte deri në këtë derexhe.

Varësia totale nga Doktori, i ka prishur gjithë ekuilibrat kryetarit të shtetit në detyrë, aq sa është gati, pa e menduar fare, të hidhet në “flakët e revolucionit” për të qenë ai, heroi i parë i “mbrojtjes së Kushtetutës”. Përralla të tilla katundi, shqiptarëve mund tu tregoje para nja 25 vitesh, por jo sot. Dita e 2 marsit, do të jetë seanca e fundit e përballjes së padrejtësisë me të drejtën ligjore, do të jetë akti i fundit i një seriali me skenar një ish-president, dhe një presidenti në ikje.

Nga ballkoni i Presidencës, Meta përpara “10 mijë vetëve” duke imituar ithtarët e tij, ndoshta ka vendosur të bëjë publike në 2 mars, jo vetëm vendimin e dorëheqjes, por edhe ndonjë tjetër vendim që lidhet me largimin e tij përfundimisht nga politika. Gjithsesi kjo mbetet për tu parë, pasi Doktori mund të ndryshojë mendim momentin e fundit…

 

Tags: Artur AjaziBerishaMeta

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Kushtonte 1.4 milionë dollarë, Ferrari përfshihet nga flakët në mes të rrugës

Kushtonte 1.4 milionë dollarë, Ferrari përfshihet nga flakët në mes të rrugës

Pushka top, më 2 mars e përtej

Pushka top, më 2 mars e përtej

Hidhet shorti/ Kush do e vendosë fatin e çështjes “CEZ”

Hidhet shorti/ Kush do e vendosë fatin e çështjes “CEZ”







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!
Showbizz

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

by mirseda
22:12 | 29/01/2026
0

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se...

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

21:35 | 29/01/2026
“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com