Një “Ferrari” i rrallë F40 është përfshirë nga flakët në rrugën Monte Carlo në Monaco.
Mjeti i cili kushton 1.4 milionë dollarë u dogj dhe u bë shkrumb e hi. Ende nuk është zbuluar se kush është pronari i tij dhe pse mjeti u përfshi nga flakët.
Shtëllunga të mëdha tymi shihet të dalin në pjesën e pasme të makinës italiane, e cila mund të arrijë një shpejtësi prej 228 km/orë.
Automjeti është një nga 1.311 F40 të bëra nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 1990, të cilat janë ndër makinat më të shpejta në rrugë. Videoja u regjistrua të martën e kësaj jave.