Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ku ndahen Lulzim Basha dhe Ilir Meta për 25 prillin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ku ndahen Lulzim Basha dhe Ilir Meta për 25 prillin

Nga: Alfred Peza

Është gjithnjë e më e qartë se ka një vijë sjellje shumë të ndryshme të Ilir Metës, nga ajo e Lulzim Bashës, në lidhje me reformimin e rregullave elektorale në funksion të zgjedhjes së pranverës së ardhshme. Kuptohet që në këtë qasje, Presidenti është në funksion të qënies lideri “de facto” i LSI, ndërsa Lulzim Basha në funksion të qenies Kryetari “de jure” i PD.

Gjatë ditëve të fundit të debateve rreth implementimit në Kodin Elektoral, të ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut, sa më urtë dhe pasiv po qëndron Lulzim Basha, aq më aktiv dhe agresiv po shfaqet Ilir Meta në publik. Mjafton të shihni aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, në takimet publike dhe praninë mediatike, për ta kuptuar më mirë këtë.

Edhe pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për ta futur në kalendarin e punimeve të Parlamentit, miratimin e listave të hapura, koalicioneve parazgjedhore dhe pragut elektoral Lulzim Basha heshti. Ilir Meta reagoi. Kryetari i PD nuk komentoi, çfarë do të thotë se është dakord në heshtje, me modelin e ofruar nga socialistët. Ndërsa Presidenti i Republikës nxitoi të bënte një statur në facebook-un e tij.

“Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE”, tha Ilir Meta. Duke dëshmuar në këtë mënyrë, ndarjen e thellë me Lulzim Bashën, për çështjet që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i PD kishte deklaruar një herë të vetme, se ishte për hapjen e listave duke i pozicionuar kandidatët, sipas rendit alfabetik. Pas kësaj përfaqësuesi i tij në tryezën e Këshillit Politik nuk paraqiti kurrë ndonjë draft të shkruar zyrtarisht. Përmes së cilës të kuptohej se çfarë e si e duan konkretisht dhe mbi bazën e saj, të debatohej me mazhorancën, për gjetjen e një konsensusi. Provë e qartë se PD është dakord me propozimin e PS për hapjen e listave.

Ndërsa Ilir Meta me sa duket fare qartë, në emër të LSI vazhdon të këmbëngulë pa u ndalur publikisht, për hapjen 100% të listave sipas një formule që ende nuk e ka artikuluar. E aq më pak, ta ketë propozuar gjithashtu në tryezën e Këshillit Politik, përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili. Shenjë e qartë edhe kjo, se as Ilir Meta nuk e ka hallin realisht tek formula e hapjes së listave. Sepse në thelb, edhe atij me sa duket, i pëlqen formula e propozuar nga PS e cila pritet të miratohet më 1 tetor në Kuvend.

I pafuqishëm për ta ndryshuar realitetin përmes rrugës politike, ku Lulzim Basha duket më i sigurtë, Ilir Meta po mundohet të përfitojë nga gjithçka tjetër. Ndaj, po e shohim që të ketë nisur këtë muaj turin e ri të dekorimeve elektorale nëpër Shqipëri. Të kërcënimeve, të dhunës verbale dhe shantazheve. Duke mos lënë pa shfrytëzuar deri edhe futbollin, duke nxituar ta shohi këtë si një “krizë të thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese (që) po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.”

Ditët e fundit është rritur sërisht presioni i mediave pranë kësaj pjese të opozitës, kundër ambasadores së SHBA, në emër të gjoja mosreagimit sa herë që i duhet atyre në luftën e brendshme politike kundër mazhorancës dhe Kryeministrit Edi Rama. Por në fakt, ashtu si edhe në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 edhe në ato të përgjithëshme parlamentare të 2021, halli i madh vazhdon të jetë i njëjtë: Të bëjnë gjithçka për të bllokuar reformën në drejtësi.

Ka qenë kjo edhe arsyeja që detyroi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim që tua kthente me një gjuhë shumë “diplomatike”, edhe përgjigjen e merituar: “Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë implementimi Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. E nevojshme të hiqen pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë para atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë.”

Duke qenë se pas 2021 LSI nuk pritet që të jetë në pushtet dhe pas 2022, as Ilir Meta nuk do të jetë më deputet pasi të iki nga Presidenca, situata komplikohet. Koha punon për Lulzim Bashën përballë Ilir Metës që i ka shanset gjithnë e më të ulëta, për të qenë nesër lider i opozitës siç është munduar që ta ekspozojë veten vitet e fundit. Ndaj, qëndrimet e tyre publike, kontrastojnë gjithnjë e më shumë me njëra tjetrën. E do të thellohen, sa më shumë që ti afrohemi, të dielës së votimeve.

Tags: Alfred PezabashaMetarama

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Emri/ I mori jetën 35-vjeçarit duke e goditur me sende të forta, arrestohet autori

Polici i burgut të Peqinit kapet duke transportuar 6 sirianë, arrestohet

SPAK vihet në lëvizje, agjent i infiltruar për të kapur ‘mat’ pedagogun që merrte para për provimet

SPAK vihet në lëvizje, agjent i infiltruar për të kapur ‘mat’ pedagogun që merrte para për provimet

“Puno fort dhe gjëra të mahnitshme do të ndodhin!”, mesazhi i sekserit që i zhvaste para studentëve

“Puno fort dhe gjëra të mahnitshme do të ndodhin!”, mesazhi i sekserit që i zhvaste para studentëve







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com