E mërkurë, 23 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Kryeministër, Pashalimani nuk jepet për asgjë në botë

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Nga Shpëtim Nazarko

Ditët e fundit, pandehmat se Pashalimani në Vlorë, mund t’i jepet për bazë ushtarake Natos, ashtu siç u veprua me Kuçovën, duket se janë realitet. Pandehmat filluan me zhurma të zakonshme në gazeta greke, që e shihnin veprimin e mësipërm, jo si një dhënie Natos, por Turqisë. Duket se kjo zhurmë rezulton e kotë, por e vërteta mbi dhënien e bazës ngelet, referuar kjo edhe përgjigjes së Komandës së Atlantikut verior.

Para se të mundohem të sqaroj pikëpamjen time, se Pashalimani nuk jepet për asgjë në Botë, po paraqes shkurt, disa pikëpamje të përgjithshme. Megjithëse, simpatinë time të hapur ndaj disa veprimeve të Ramës, veçanërisht në mandatin e parë, simpati që për militantët torollakë, quhet shërbim ndaj tij të majtës, etj., etj., duhet të ndalemi e të shohim, se çfarë po ndodh veçanërisht, kohët e fundit.

Përparimi relativ i Shqipërisë, pas mandatit të Ramës në vitin 2013, u shoqërua me një sqimë të një lloji tjetër nga ajo e mëparshmja. Kjo, në lidhje jo vetëm me cilësitë e ndërtimeve në rrugë dhe qendra banimi, por dhe me pyllëzimin e ambientit, reformën territoriale, moratoriumin për ndërtimet pa leje etj., etj. E mjaft operacione të ngjashme, që duket se më në fund, po i ndryshonin faqen vendit.

Ndërkaq, nuk duket e vështirë, se ashtu si dhe në gjithë periudhën e mëparshme, që Shqipëria vazhdon të mbetet pa Strategjinë kombëtare të zhvillimit, pa Reformën e tokës dhe pa arsimin real profesional. Të mjaftueshme këto, për të dalë në konkluzionin se, vendi ka mbetur pa ëndërr, apo se nuk mund të shkojë përpara edhe nëse çdo ditë përparon me milimetra a kilometra, në ato që qeveria apo ithtarët e saj, i quajnë sektorë zhvillimi. Elementë këto, që të thonë, se shpejt a vonë, do të ngelemi në vend dhe do të ngremë edhe njëherë, si gjithnjë, duart përpjetë. Po le të kthemi, në temën që jep titulli i artikullit.

Straboni, e quante Vlorën, portin më të madh të antikitetit. Romakët e kishin atë, bashkë me Durrësin, si një nga dy pikat hyrëse që vinin nga rruga “Apia” dhe kryqëzohej në këto pika, për të vazhduar me Egnatian e që lidhte, Perandorinë Romake të Perëndimit me të Lindjes. Pra, mund të thuash edhe se, ishte rruga më e rëndësishme e botës.

Perandoria turke, që ishte më e dobëta në të gjithë historinë e perandorive në det dhe Shqipëria ishte periferi e saj, ia humbi rëndësinë kësaj rruge dhe bashkë me të, edhe të njërës prej pikave hyrëse Durrësit. Ajo mbajti vetëm Pashalimanin, si pika më e afërt që mund ta lidhte me Italinë. Hoxha, ia dha për një kohë Pashalimanin rusëve, duke e mbyllur pastaj, përfundimisht, vendin. Dhënia e Pashalimanit Natos, apo më saktë amerikanëve, nuk duhet parë si një vepër analoge e Hoxhës me rusët, megjithëse, ata që kanë drejtuar Shqipërinë, që nga koha e Ali Tepelenës, kanë ndërruar vazhdimisht partnerët, jo kaq për interesa të vendit, se për ato personale. Analogjia e mësipërme, nuk ka vlerë. Për Shqipërinë, Amerika, që ndjek politikën e Austro-Hungarisë, është mbrojtësja dhe aleatja e përjetshme e Shqipërisë, parë në konceptin gjeopolitik. Po përse nuk duhet, për asnjë arsye në botë, Pashalimani, t’u jepet edhe amerikanëve, apo thënë ndryshe, Natos.

Lexo edhe :   Mbledhja e drejtuesve politikë të PS, Rama paralajmëron shkarkime
Lexo edhe :   Taksë zero për bizneset, Manjani-Ramës: Ku ishe deri tani? Nuk hahet kjo rrenë

Duke dhënë Pashalimanin, apo Vlorën, praktikisht, Shqipëria humbet  Portin më të madh të saj, që në studimet po amerikane (që e ngatërrojnë në realitet, me Durrësin) është potencialisht e një rëndësie të barabartë me Hamburgun dhe Roterdamin, apo dy nga më të mëdhenjtë e botës. Ajo është pika hyrëse e Korridorit të tetë, prej ku mallrat e ardhura të të gjithë të mëdhenjve të kësaj bote, mund të vinin nga Gjibraltari. Prej Vlorës, shkonin në Maqedoni, që është Dispeceria e Ballkanit dhe prej andej, në Stamboll, Evropë qendrore, apo në doni, në Rusi nëpërmjet Ukrahinës. Bashkë me Maqedoninë, që thith mallrat nga Suezi, Shqipëria do të ishte nga faktorët kyçë të Ballkanit a më gjerë.

Po dhe nëse Shqipëria, nuk do të përkundte këto ëndrra të mëdha, që janë vepër e tipit Bismark, a Pjetër i madh i Rusisë, ajo do të ishte thjesht e vdekur. E mbetur pa port (Durrësi, nuk e plotëson këtë qëllim, se është i cekët dhe mbetet i tillë, sado të thellohet), por edhe pa hekurudha, Shqipëria nuk transporton dot së pari, eksportet e saj, që janë të natyrës së rëndë, si: minerale, çimento, ujë apo gurë.

Me dhënien e Pashalimanit, Shqipëria, kështu thyente përfundimisht, një nga shtyllat themelore të Strategjisë kombëtare, atë që shfrytëzon Pozicionin gjeografik. Mbetej një gropë e madhe dhe një vend, pa asnjë lloj ëndrre.

Kjo arsye elementare, për mua mjafton, që Pashalimani, nuk mund t’i jepet, për asnjë arsye në Botë, as Natos, as amerikanëve dhe asnjeriu në botë. Duke dhënë Pashalimanin, është njësoj sikur të vetëvarrosemi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ja përse Toka ka 4 stinë

Ekuinoksi që ishte të martën e datës 22 shtator, sinjalizoi ndryshimin e sezonit, nga vera në vjeshtë në hemisferën veriore, dhe nga dimri në...

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, prokuroria thërret si dëshmitar Sali Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur që të dëshmojë në procesin gjyqësor ndaj ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Mësohet...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kapet pa kaskë në motoçikletë, gjobitet me 50 euro

Tre zyrtarë të Maqedonisë së Veriut janë ndëshkuar me masë administrative, pasi nuk respektuan rregullat e qarkullimit. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zv....

Sheshi Dickstein

Nga: Veton Surroi Dy libra për ndikimin rus në Amerikë e Kosovë, një sondazh dhe mbi atë se çfarë duam të kujtojmë 1. Ekziston në Manhattan, pjesën...

“Do të gatuaj ty në vend të peshkut, kaq vlen ti!”, ofendime dhe ngritje zëri në “Përputhen” (VIDEO)

Puntata e së martës në “Përputhen” ka agravuar deri në fyerje. Mevlani dhe Shqipja kaluan në fyerje personale pas takimit të dështuar. Shqipja është...