Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi uroi dy liderët e partive për koalicionin që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë së re së Kosovës. Më tejalbin kurti ajo i uroi Kurtit dhe Mustafës që të kenë sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
“Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike. I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj.