E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Kryebashkiaku i Kavajës i përgjigjet Ramës: Sulm si i 45-ës, kundërshtarët politik në litarë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte i pranishëm sot në inspektimin e punimeve të shkollës, “Charles Telford Erikson” në Golem të Kavajës. Nga kjo bashki, Rama ka thumbuar kryebashkiakun aktual, Isa Sakja se ai nuk merret me ndërtimin apo rikonstruksionin e konvikteve, por vetëm të ndërtojë pallate në rërë.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryebashkiakut Sakja, i cili shprehet se Bashkia që ai drejton nuk ka asnjë fond nga qeveria dhe kjo vetëm për faktin që janë kundërshtarë politik. Ai shton se nuk ka ironi më të madhe që të kesh në krah Vangjush Dakon dhe të përmendësh fjalë si “prokurori” apo “pallate në rërë”.

“Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformen e sulmit kunder meje, ate te ‘45-es: kundershtar politik= ne litar! E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat! Ke frike nga Kavaja, djemte e vajzat, burrat e grate e saj qe jane ne balle te protestave per rrezimin tënd”, thekson ndër të tjera Sakja.

Statusi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kavajës

Sot, Kryeministri Rama perdori nje vizite inkonjito ne Golem, duke hedhur fjale ne tym, sic e ka ne stilin e tij te konsumuar retorik, per te nxitur nje sulm politik ndaj meje.

Zoti Rama,

Qe ndertimi eshte nje valvule shkarkuese per punesim, kete duhet ta dish!

Nen drejtimin e demokrateve, ne Bashkine e Kavajes eshte shembur monopoli i ndertimit 6-vjecar te klanit rilindas; kjo eshte e verteta.

Kjo e ka shqetesuar kliken e rilindasve ne qytet, e cila uzurpoi edhe reren, edhe zhavorrin, edhe mistrite e muratoreve punetore ne Kavaje per t’ia dhene te gjitha vetem nje firme.

Kjo nuk ndodh me!

Cdo propagande me prapavije te theksuar politike, retorike boshe, pa asnje argument nuk mund ta zhbeje kete te vertete.

Nga shkolla e mesme e Golemit, ne shoqeri te Kryetarit te Bashkise se Durresit, (shpresoj qe zoti KM te mos e keni marre vesh vetem sot qe Golemi eshte pjese e Bashkise Kavaje), pa asnje kavajas me vete, deklarove se do te ndryshosh njje sistem te tere administrimi, sepse Bashkia Kavaje, qe e drejtojme prej vetem 2 vjetesh, nuk paska ndertuar nje konvikt qe kerkon nje investim miliona euro.

Mbasi ndritet Durresin sot z. Rama dhe z. Dako ju leshuat Kavajes.

Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se permendja e fjales “prokurori” dhe “pallate ne rere ” ne prani te Vangjush Dakos.

Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po ben tamam ato që ju nuk i bete dot.

Ajo qe sot ne po bejme eshte nje park 88 000 metra katrore e një kopesht femijesh ne mes, aty ku njerezit e tu e kishin shndrruar ne nje depozite plehrash.

Po bejme lulishte dhe parqe ne zonat administrative, ku ju nuk shkelet kurre!

Zoti Rama duhet ta dish, se ne kushtet kur nuk investon asnje qindarke ne nje bashki vetem per arsye politike, nuk mund te pretendohen investime disa miliona euro ne nje konvikt.

Eshte nonsens!

Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformen e sulmit kunder meje, ate te ‘45-es: kundershtar politik= ne litar!

E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat!

Ke frike nga Kavaja, djemte e vajzat, burrat e grate e saj qe jane ne balle te protestave per rrezimin tend.

Po te kishe me vete djem socialiste nga Kavaja, do te thoshin se une nuk jam frikacak

Perkundrazi!

Aty, poshte zyres tende, perballe parlamentit do te na kesh, derisa te kuptosh se ora jote mbaroi.

Sa per prokurorine, ti dhe kushdo tjeter e ka deren e Bashkise Kavaje te hapur!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...