E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

U martua me dasmë, ylli i “Hollywood”-it kërkon anulimin e pasi i del alkooli

“Shumë të dehur për të kuptuar se çfarë po bënim”. Ky është shpjegimi i Nicolas Cage, që ka kërkuar anulimin e dasmës me artisten e “make up”-it, Erika Koike, pas vetëm 4 ditësh jete bashkëshortore.

Çifti, pas më pak se një viti në lidhje u martua më 23 mars në Las Vegas, në nxitim! E pas kërkesës për anulim, kjo rezulton të jetë martesa më e shkurtër në historinë e “Hollywood”-it.

Në dokumentet gjyqësore të depozituara, aktori pretendon se ai dhe Erika Koike ishin të dehur dhe si pasojë nuk mund të kuptonin veprimet e tyre.

Revista “The Blast” shkruan se, avokatët e Cage kanë deklaruar se, para se të merrnin licencën për martesë dhe të merrnin pjesë në ceremoni, Cage dhe Koike kanë pirë deri në intoksikim. Si rezultat, kur Koike i propozoi Cage të martoheshin, ai reagoi menjëherë, por pa pasur aftësinë të kuptojë plotësisht pasojat e veprimeve të tij.

Tashmë që i ka dalë pija, Cage duhet ta zgjidhë çështjen sa më shpejt, e në rast se nuk do të arrijë të sigurojë anulimin, atëherë i ka gati letrat për divorc.

“Po”-ja e katërt e Cage ka rezultuar më e shkurtra në histori, duke lënë pas edhe atë prej më pak se një muaji me kantautoren, Lisa Marie Presley, me të cilën u martua në vitin 2002. Aktori ka pas shpine edhe një martesë me Patricia Arquette, në vitin 1995, që zgjati më pak se një vit, ndërsa martesa më e gjatë është ajo me Alice Kim, nga viti 2004 deri në 2016-n.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...