Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përgjatë një interviste televizive theksoi se një grup i ngushtë përfituesish tenderash në Shqipëri duhet të kontribuojnë më shumë në këtë situatë që ndodhemi.
Bushati deklaroi se edhe në këtë situatë krize ne shikojmë 10-15 biznesmenë që kanë marrë tendera dhe sipas tij ata do të duhet të kontribuojnë më shumë.
“Ekonomia jonë është e brishtë. Jo të gjithë aktorët patjetër nuk do jenë të kënaqur. Jemi në një situatë krize. Prapë ne shikojmë 10-15 biznesmenë që kanë marrë tendera, ndërsa ka biznese të tjera që thjesht fitojnë lekët e përditshme.
Duhen parë ato kompani të mëdha që duhet të kontribuonin. Unë nuk dua t’ju them oligarkë, por fakt është se një grup i ngushtë përfituesish që operojnë në Shqipëri, do të ishte e udhës që të kontribuonin”, tha Bushati.