E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

I vihet flaka tyrbes në Teqenë e Turanit në Tepelenë

Më të lexuarat

Tyrbja dhe Mezari i Baba Joniz Gjiritit në fshatin Krahës në Tepelenë është tentuar të digjet nga disa persona ende të paidentifikuar.

Sulmi ndaj objektit të kultit është konfirmuar nga Dervish Mikeli, personi që shërben në Teqenë e Turanit.

Reagimi i plotë i Dervish Mikelit: “E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i të drejtes time. Dje në datë 17,4,2020, disa injorantë që nuk kanë fe tentuan të digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit në fshatin Krahës të Tepelenës.

I bëjmë thirrje institucioneve të shtetit të vënë dorë e të hetojnë për këtë ngjarje e cila është në dëm të komunitetit dhe prishjes së harmonisë, një vlerë kjo e rrallë dhe shembull për mbarë botën.

Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka të bëjë thjesht me djegien e këtij objekti kulti, por fsheh në brendësinë e saj një sërë problemesh të dëmshme të cilat janë si më poshtë: Prishja e harmonisë, Dhunimi i të drejtës Urrejtje e objekteve të kultit, Radikalizëm, Prishje e objektit të vendprehjes, Cënim banese etj.

Zoti në Kuranin Famëlartë thotë: Në Fe nuk ka dhunë, është e ndarë e vërteta nga e pa vërteta.

Ata që në emër të “Zotit” dhunojnë, djegin, vrasin e terrorizojnë nuk kanë vend në Mëshirën e Krijuesit të gjithësisë. Profeti Muhamed, Paqja e Zotit qoftë mbi të ka thënë:

Një fetar i prishur, prish një mijë të tjerë, pranë këtyre mos rrini se prishet bota. Zot mbaju dorën të prishurve që nuk dinë të ndreqin”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkëmbimi i bujshëm/ Ja çfarë i ofron Chelsea klubit të Atletico Madridit

“Daily Mirror” shkruan se Chelsea dëshiron portierin slloven të Atlético Madridit dhe ka në mendje edhe ofertën, që do të paraqesë. Përveç një shume të...

Miratohet nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit kanë miratuar sot me konsensus, pa asnjë votë kundër ndryshimet Kushtetuese. Ndryshime pati në pikën nr.3 të nenit...

Sistemi proporcional rajonal, kërkohet garanci për pragun zgjedhor

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar garanci nga mazhoranca, që pragun kombëtar duhet të jetë natyral në çdo qark, në mënyrë që të mos ikin...

Dita e Bastijës/ Meta letër Macron: Mbështetja e Francës, motivim për përmbushjen e reformave

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës. Kreu i shtetit shpreh...

Komisioni i Ligjeve/ PS: Pragu elektoral të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor

Ka rinisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me pragun elektoral, koalicionet si edhe listat e hapura. Relatorja nga mazhoranca për...