Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Krimi kibernetik zhduk miliona nga llogaritë personale, 7 në pranga 

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore

Përdorimi i të dhënave të kartave bankare me qëllim vjedhjen e tyre ka çuar në pranga dy shtetas dhe procedoi pesë të tjerë për bashkëpunim. Policia e Shtetit njoftoi se në kuadër të operacionit të koduar “SMARTPHONE”,  kishte vënë në pranga 2 shtetas: Qirjako Topi dhe Igen Basha, ndërsa pesë të tjerë u proceduan me akuzën e vjedhjes dhe përdorimit të të dhënave të kartave bankare.

Sipas njoftimit të policisë, të ndaluarit për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” janë 21 vjeçari Q.T. dhe 18 vjeçari I.B. Ndërkaq, të hetuar si bashkëpunëtorë në kryerejen e veprës penale janë edhe E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M., 33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj), të cilët do të procedohen penalisht për këtë vepër penale.  Gjithashtu, nga i njëjti njoftim mësohet se, nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, janë kontrolluar disa banesa dhe ambiente dhe me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar telefona celularë, laptopë dhe dokumente, fatura të ndryshme bankare etj.

Si u kapën të rinjtë

Policia tha se kallëzimi ishte bërë nga një kompani telefonike dhe pas hetimeve ka rezultuar se se një shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.  “Nga materialet e deritanishme ka rezultuar se vetëm në një kompani këta shtetas kanë kryer një dëm prej rreth 33.000.000 lekësh, ndërkohë dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Eksperti Progni: Policia shqiptare s’ka kapacitetete për të zbuluar krimin kibernetik

Ekspertët shpjegojnë se sot nuk dihen përmasat reale të krimit kibernetik. Drejtor ekzekutiv i kompanisë “aplikacione.com”, Gent Progni,  format më të përhapura të këtij krimi i gjejmë në vjedhje identiteti, vjedhje e informacioneve bankare dhe ndërhyrje në të dhënat personale dhe vetëm shumë pak raste janë të denoncuara apo të zbuluara nga strukturat shtetërore. “Në Shqipëri krimi kibernetik është shumë i përhapur dhe 90% e rasteve të krimit kibernetik nuk dihen as si informacion. Kjo do të thotë që nuk jemi në dijeni për përmasat reale që krimi kibernetik ka në jetën e shqiptarëve”, shpjegoji Progni gjatë një takimi të organizuar pak kohë më parë nga ICEDA dhe e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian.

Progni shprehet skeptik për zbulimin në kohë të këtyre krimeve nga policia shqiptare, teksa shpjegon dhe arsyet se përse nuk arrihet zbulimi I këtij krimi që po përhapet me shpejtësi. “Krimi kibernetik sot luftohet në një masë shumë të ulët dhe në shumicën e rasteve me informacionet e partnerëve strategjikë. Struktuara aktuale e policisë nuk e ka kapacitetin e duhur, si nga ana profesionale, ashtu dhe sasiore për të frenuar dhe kapur personat, që merren me këtë fushë të krimit. Ajo që duhet bërë dhe në mënyrë sa më urgjente është riformimi i strukturës policore të krimit kibernetik. Gjithashtu, i duhet dhënë rëndësi maksimale, duke parë që zhvillimi në teknologjinë e informacionit po merr përparësi maksimale dhe duhet që kjo strukturë së bashku me AKSHI, të bëjnë një rikontroll total të të gjithë serverave dhe sigurisë të çdo institucioni në mënyrë që të krijohet një siguri totale dhe certifikim i personalit dhe personave përgjegjës, që kanë të drejtë hyrjeje dhe marrjeje informacioni në këto struktura”, tha Progni./ Tirana Today

Tags: arrestimeKrimi kibernetikpoliciapranga

TË LIDHURA

Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

12:30 | 05/06/2026
Aktualitet

“Po na vriten djemtë”/ Xhaxhai i policit të vrarë apel Begajt në homazhe

12:04 | 05/06/2026
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për transmetim “live”, kamerat jashtë sallës së gjyqit

11:41 | 05/06/2026
Next Post

Shkarkimi i Metës/ Deputeti i PS: Do zëvendësohet me një grua!

Korrierët e kanabisit eksplorojnë rrugë të reja në kufirin me Greqinë

Shpallja non-grata/Rama 'shpërfill' Berishën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

by mirseda
12:30 | 05/06/2026
0

Pas homazheve të mbajtura sot në Qendrën Kulturore të Pogradecit, trupi i policit hero të rënë në...

Seanca në GJKKO, avokati i Kryemadhit kërkon të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB

12:27 | 05/06/2026

Rama nga Tivati: Për Zvërnecin s’ka ende projekt të miratuar

12:07 | 05/06/2026

“Po na vriten djemtë”/ Xhaxhai i policit të vrarë apel Begajt në homazhe

12:04 | 05/06/2026

Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo: Vendosa të largohem

11:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com