Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare.

Ndër të tjera, ai shtoi se BE është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19.

”Takim i shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Shqipëria po avancanon në reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19.”, shkruan Sassoli në rrjetin social, Twitter.