E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Kreshnik Spahiu nxjerr prapaskenat, ja çfarë do ndodhë me Berishën dhe Bashën

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është i bindur se Berisha do të heqë dorë nga grupi parlamentar, por do të vazhdojë tentativat për të qenë deputet. Sipas tij, kur ish-kryeministri bën presion, duhet lexuar e kundërta e gjërave që ai thotë.

Kreshnik Spahiu ka dhënë versionin e asaj se çfarë mund të ndodhë, kjo edhe me nuhatjen e tij të hollë, pasi njeh mirë Berishën. Por cilat mund të jenë lëvizjet e radhës nga ana e ish-kryeministrit Berisha? Spahiu thotë se Berisha do të dorëhiqet nga PD, dhe do të vijojë të komandojë këtë forcë.

Po kështu, kjo teknikë sjell edhe shmangjen e përplasjes me amerikanët. Po sipas tij, do të dorëhiqet në minutën e fundit, me qëllim që ‘lufta’ të ndalet, por edhe amerikanët të mos avancojnë ne kërkesa të tjera.

Spahiu mbetet i bindur se në çdo rast, Berisha do e komandoj Partinë Demokratike qoftë nga zyra, apo nga vila e Gjirit të Lalzit. Spahiu shkon edhe më tej, duke nxjerrë disa të pathëna.

Ai pretendon se Berisha ka një rrjet policie private, dhe shërbimi informativ privat. Pak ditë më parë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dha sinjalin e radhës pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë blu.

Ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament. Ambasadorja tha se “PD duhet ta mendojë”, duke nënkuptuar se tashmë zgjedhja i takon Lulzim Bashës. Duke kujtuar shprehjen e Enver Hoxhës, “edhe bar do hamë, dhe nuk do i përkulemi armikut”, Kim shtoi më tej se “Një parti nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”.

Statusi

Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD, por a do mjaftohen amerikanët me kaq?

Nga Kreshnik Spahiu

Unë parashikoj që Sali Berisha do të jap dorëheqje nga grupi parlamentar, por do tentoj të vazhdoj të jetë deputet.

Mos u habisni sepse kemi 30 vjet që ja kemi mësuar karakterin. Kur Berisha bën presion, artikulimin e tij përkthejeni ndryshe. Me presion Berisha kërkon konçesion.

Prandaj lexoni të kundërtën e atyre ç’ka thotë.

Lexo edhe :   Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja "pas meje qameti"

Ai insiston deri minutën e fundit dukë thënë: “Do jem deputet i PD” por në minut të fundit do bëj të kundërtën për disa arsye:

– dorëhiqet nga Partia Demokratike dhe vazhdon e komandon në hije

– dorëhiqet nga PD që të shmang Lulzim Bashën nga përplasja me amerikanët

– dorëhiqet në minutën e fundit me qëllim që lufta mos vazhdoj por edhe amerikanët të mos avancojnë ne kërkesa tjera.

– dorëhiqet minutën e fundit nga grupi parlamentar por vazhdon të jetë deputet i pavarur

– dorëhiqet minutën e fundit nga partia por vazhdon e drejton Lulzimin nga shtëpia

– dorëhiqet nga grupi parlamentar dhe e perdor si konçesion për amnisti penale që mos proçedohet nga SPAK

Lexo edhe :   Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

– dorëhiqet nga partia dhe e çfryn zhurmën mediatike

Për këto arsye: Nuk ka rëndësi nëse dorëhiqet Berisha apo jo.

Në çdo rast Sali Berisha do e komandoj Partinë Demokratike në hije qoftë nga zyra, qoftë nga vila e Gjirit Lalzit.

Çështja nuk shtrohet se çfarë do bëjë Sali Berisha, por çfarë do bëjnë amerikanët për të pastruar skenën politike dhe si do e zgjidhin izolimin e Berishës nga PD.

A do mjaftohet SHBA vetëm me dorheqjen e Sali Berishës apo do shkatrrojnë themelet e tij nga jugu në veri.

Sali Berisha ka një rrjet shumë të rrezikshëm policie private dhe shërbimi informativ privat.

A janë të përgatitur amrikanët për një skenar dorheqje të Sali Berishës dhe ku ai sërisht ta drejtoj opozitën nga kulla?

Ambasadorja Yuri Kim duhet kuotoj, që merimanga Berisha është aq e stër-holluat sa mund ta komandojë Partinë Demikratike edhe nga qelitë e burgut 313.

Prandaj kot lodhen që i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës, sepse ai është i kontraktuar si “vrasës” politik me pagesë i Berishës, pikërisht i planifikuar për ta përdorur ai në ditët e tija më të këqija.

Uroj që ambasadorja Kim të kuptoj aktrimin dhe skenarin e ri Basha-Berisha për një dorëheqje fiktive në shtator…..

Berisha do bëj sikur largohet, ashtu siç aktroi në 2013 me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por që amerikanve ju desh 8 vjet ta kuptonin që ai s’ishte larguar asnjë minut nga drejtimi opozitës…..

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...