Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Krasta: 10% dolën në zgjedhjet farse, ka nisur hakmarrja e presioni

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Krasta: 10% dolën në zgjedhjet farse, ka nisur hakmarrja e presioni

Nga: Adi Krasta

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojne se janë aq të ndryshme nga njëra-tjetra, do kishin rezultuar në një dramë popullore. Në një kërkesë mëse të natyrshme për rotacion, çdo qytetar i republikës kërkon që qeverisja që vjen të jetë më e përgjegjshme, më e kujdesshme, më realiste, më e ndjeshme dhe natyrisht më e përulur se ajo e mëparshme.

Kjo nuk ndodhi. Dalja jashtë kontrollit e kanabizimit të territorit të Shqipërisë, bashkë me vetë emërtimin si vend i prodhimit en masse të drogave dhe i trafikut te tyre, ishte një goditje shumë e fortë ndaj logos së qeverisjes. Kjo ndodhi që në muajt e parë dhe u fsheh me nervozizem nga pushteti, madje dhe në biseda private. Kanabizimi i vendit ishte Gërdeci i kësaj qeverisjeje. Për t’i shkuar tendencës popullore për krahasim, do të duhej që për të qenë njësoj si e mëparshmja, kjo qeverisje të vriste katër njerëz në bulevard, që në debatin pro dhe kundra të fajësohen njëlloj të dy kundërshtarët me të njëjtin krim. Skenë që nuk kishte gjasa të përsëritej dy herë. Por largimi i më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh dhe mbetja kokëfortë e Shqipërisë në krye të listës së azilkërkuesve, bashkë me shkatërrimin e shpresës për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe ligjor u trajtua nga analistë të huaj (të cilët u anatemuan gjithsesi) si një si-vrasje numerike, por më e sofistikuar, që nuk kishte konkurrueshmeri me të vrarët në bulevard, vetëm sepse trupat e të ikurve nuk dergjeshin pllakave të dëshmorëve të kombit, por në kampe të qelbura refugjatesh dhe barqet gjithë tym, benzinë e dhe’ të mauneve që udhëtonin për në Angli nga Kaleja.

Në psiqikën e frustruar e të lodhur të popullit tim, përgjimet dhe zëri i shqueshëm i ministrave hajdutë, e të panginjur, halabakë dhe të trembur për vdekje nga shefi dhe mëkëmbësi i tij i përgjithshem, duket se janë të pamjaftueshme për zemërim. As e folura çapraz e dikujt që duhet të jepte zgjidhje e do të duhej të punonte më shumë dhe të fliste shumë më pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot një shqetësim. Psikologët mund të shohin një marrëdhënie të çuditshme mes liderit dhe njerëzve të zakonshëm në Shqipëri. Ne i dukemi qeverisjes numra (polls) ë përgjumur e në trans. Vetëm dalja afro 10% në zgjedhjet e fundit farse e shqetësoi atë. Aspak mërzia dhe palumturia, kritikat dhe talljet online. Jo. Ishin numrat në polls që e mbanin në këmbë çaprazllëkun. Pas rënies dramatike të numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja. I dhimbshëm si teatër. Kur mendon se kush e bën dhe si ia del.

Por nuk do ishte vetëm arroganca shtetërore që shkakton një stepje të njeriut të zakonshëm. As ekonomia në gjunjë. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozitës dhe popullatës. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordësimi i dyshimtë për të ruajtur statukuone prej ambasadorëve të përfaqësive të huaja.

Është mungesa e limiteve të fyerjes, të konspiracioneve të tryezave për të thyer kundërshtarët dhe ata që mendojnë ndryshe. Është toka e djegur e parimeve morale dhe të edukatës së domosdoshme, që në fakt, duhet thënë, do të duhej të vinte nga prindërit. Për çdo diktator me vese, e para që dështon është nëna.

Nuk janë pushtetarët të devijuar dhe amorale. Jemi edhe ne të gjithë që i pranojmë. Nuk ka fajtorë të pjesshëm dhe faj gjysmak. Ajo çka është paradoksale dhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme, është se qeverisja ka vendosur të kryejë me kokëfortësi dy aksione që e lexojnë shëmtuar dhe përfundimisht. Nga njera anë hapur ka vendosur të pasurohet dhe pasurojë shërbëtorët, dhe nga ana tjetër të lërë pa buke dhe pa punë, e për këtë shkak pa fjalë, ata që mendojnë ndryshe. Ne u çartëm kur kjo ndodhi ke qeverisjet e mëparshme. A kemi kujtesë apo jo? U tmerruam. Reaguam.

Por në mandatin e dytë të kësaj qeverisjeje ka edhe elementë komiciteti përtej presionit. Nuk të sulmon vetëm shteti dhe segmente të çmendura të tij, por në mënyrë kapilare dhe të mirëorganizuar të sulmojnë ish-shokë e shoqe shkollash, bashkë me prindërit e tyre të çuditur, kunetër e kunata të tyre, fqinj të inatosur dhe shokë tavolinash të vjetra e të vlefshme.

Është as më pak e as më shumë lënia që gjindja i bënte një njeriu kur pushteti i Enver Hoxhës vendoste ta hidhte në plehra. Kaq i thellë është polarizimi. Pothuaj i pashpëtim. Ndaj dhe të trishton. E njëjta sjellje njerëzore. Ti, me të vërtetën tënde që tanimë për shkak të Trampit është vetëm një nga të vërtetat alternative, ndjehesh jo vetëm “vetëm” dhe i sulmuar, por po aq i pakuptuar. Është një betejë jo e lehtë, jo e barabartë. Nuk është e vërtetë që përballë të qëndron veç propaganda e shfrenuar e kakofonike. Përballë e anash, me një observim të pafshehur të ndjekin ata me të cilët ke ndarë dikur një ëndërr të madhe për demokraci, pushtet të ndershëm e llogaridhënës, shtet të drejtuar nga teknokratët dhe jetë që nuk të trazohet nga zhurma portalesh me sulme të paprincipta.

Po çfarë duam ne? Pse i qasemi të vërtetave kështu, përse nuk i shërbejmë pushtetit që t’ia hedhë pas vjedhjes së votave, anatemimit të individëve, shkatërrimit të bizneseve dhe fshehjes së skandaleve. Ne duam një vend normal. Ku nuk bëhet gënjeshtra mënyrë të qeverisuri dhe ku qeverisësit duhet ta ndjejnë se besimi popullor dhe leja për të qeverisur janë të rëndësishme por dhe të përkohshme. Qëllimi i informimit tonë dhe i gazetarisë që bëjmë është të ndikojmë. Jo në mënyrë egoiste apo për një axhendë të caktuar. Ne e dimë se në çdo familje shqiptare që është e lumtur pse partia e tyre është në pushtet, ka një moment qartësimi, qofte ai dhe momental. Ka një moment analize. Ka një çast kur vështrimi kritik mundohet ta kalojë membranën propagandistike. Këto familje të majta si dhe ato historikisht të djathta ose inerte janë të rëndësishme për fatet e vendit. Militantizmi i tyre e vendos vendin përpara sprovave të pjelljes së diktatorëve. Nëse këto familje të majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo që e pëson goditjen është e ardhmja. Në keto rrethana ne rrisim fëmijë që do bëhen burra e gra narciziste, egoiste, sipërfaqësore dhe moralisht të devijuar. Siç fatkeqësisht ndodhi me këtë brez.

Sidoqoftë, në momentet e presionit më të madh të ushtruar nga qeverisjet, sipas një aksiome të artë që do të duhej të ruante ekuilibrin universal, nis dhe çarja përfundimtare, si pararendëse e vetë fundit. Metri i fundit përpara se një avion të prekë tokën quhet djujmi i fundit. Pra jemi në djujmin e fundit.

Njerëzve të inatosur e hakmarrës të çdo pushteti, kaq të njëjtë me njëri-tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur një kohë tjetër. Shqipërinë që ata nuk e bënë dot duhet ta bëjmë të gjithë si qytetarë të angazhuar, që nuk u shpëton asgjë dhe që kërkojnë nga klasa politike profesionalizëm dhe ndershmëri.

 

Tags: Adi KrastaQeveriaZgjedhjet

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Më pak aksidente, por më shumë viktima. Pothuajse një i vdekur çdo ditë

Më pak aksidente, por më shumë viktima. Pothuajse një i vdekur çdo ditë

Xhisiela Maloku merr unazën me diamant (foto)

Xhisiela Maloku merr unazën me diamant (foto)

Aeroplani ushtarak rus hyn në zonën ajrore të Koresë Jugore

Aeroplani ushtarak rus hyn në zonën ajrore të Koresë Jugore

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore, shkon në 62.2%
Ekonomi

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore, shkon në 62.2%

by mirseda
08:23 | 15/07/2025
0

Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore është ulur ndjeshëm për gjysmën e dytë të...

Horoskopi 19 Mars 2024

E Martë, ditë tersi! Kujdes në dashuri: nëse sapo mbyllët një histori, mos u nxitoni të nisni diçka të re

08:19 | 15/07/2025
Vranësira dhe orë me diell parashikimi i motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje

Vranësira dhe orë me diell parashikimi i motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje

08:16 | 15/07/2025
Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

20:41 | 14/07/2025
Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com