Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Krahasoi Vuçiçin me Goebbelsin/ Serbia: Të dënohen deklaratat e ministrit Cakaj

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Krahasoi Vuçiçin me Goebbelsin/ Serbia: Të dënohen deklaratat e ministrit Cakaj

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka reaguar ndaj deklarimeve të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, pasi ky i fundit kishte krahasuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me politikanin nazist gjerman, Paul Joseph Goebbels, i cili drejtonte Ministrinë e Propagandës dhe që ishte një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Adolf Hitlerit.

Këtë krahasim Cakaj e kishte bërë pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Vuçiqit i cili mohonte Masakrën e Reçakut.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviqit tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializmit të krimeve të luftës. Skandaloze!”, kishte deklaruar Cakaj, raporton Gazeta Express.

Ndaj kësaj deklarate MPJ serbe ka dërguar një notë proteste në adresë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, duke e quajtur si të turpshëm një krahasim të tillë.

Siç shkruhet ne letrën e protestës, Serbia konsideron se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e raporteve Beograd-Tiranë, ndërkohë presin nga Republika e Shqipërisë që të distancohen nga deklarimet e Cakajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin”, thuhet në letër të dërguar më 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklaratës së Gent Cakajt.

Ndër të tjera Serbia ka kërkuar nga Republika e Shqipërisë që t’i dënojë deklarime të tilla dhe të distancohen nga to.

“Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, përfundon letra./ Gazeta Express

Tags: deklarataGent CakajGoebbelsinkrahasonreagonSerbiaVucic

TË LIDHURA

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese
Politikë

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit
Politikë

Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

18:39 | 31/10/2025
‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën
Aktualitet

‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën

18:37 | 31/10/2025
Next Post
Banka më e madhe në Evropë shkurton 35 mijë vende pune, ja arsyeja

Banka më e madhe në Evropë shkurton 35 mijë vende pune, ja arsyeja

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani/ Ambasada: Janë bërë përparime

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani/ Ambasada: Janë bërë përparime

“Pa punë ëëë. Ça do ti doganier”/ Rama ‘përplaset’ me të riun në Durrës

“Pa punë ëëë. Ça do ti doganier”/ Rama ‘përplaset’ me të riun në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese
Politikë

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

by mirseda
18:42 | 31/10/2025
0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shpallur hapjen e procedurave të aplikimit për vendin vakant në Gjykatën...

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

18:40 | 31/10/2025
Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

18:39 | 31/10/2025
‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën

‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën

18:37 | 31/10/2025
“Një gur kemi në dorë”, Binaj nga takimi me qytetarët: Rotacioni kërkon bashkim për ndryshim

“Një gur kemi në dorë”, Binaj nga takimi me qytetarët: Rotacioni kërkon bashkim për ndryshim

18:23 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com